E plagosi ish-vjehrrin në Dragash, Prokuroria jep detaje

"Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik, se, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orëve, të dyshuarin O.M., nga fshati Brodosanë"

Policia e Kosovës gjatë së premtes ka arrestuar një person në Dragash, pasi dyshohet se ka plagosur ish-vjehrrin e tij.

Në lidhje me këtë Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë detaje duke njoftuar se i njëjti ka gjuajtur me armë zjarri dhe ka plagosur të dëmtuarin K.Q., (ish – vjehrrin e tij) në Dragash, pas një mosmarrëveshjeje paraprake rreth procesit të divorcit në mes të vajzës së tij dhe të dyshuarit.

I dyshuari me inicialet O.M., nga fshati Brodsanë, me vendim të Prokurorit të Shtetit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh.

“I dyshuari M.O., dyshohet për veprat penale “Tentim vrasje” nga neni 172 lidhur me nenin 28, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Prokuroria Themelore në Prizren, ndaj të dyshuarit O.M., brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në njoftim.

Teksa rastin e arrestimit e ka konfirmuar më herët për Dukagjinin zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit.

“Njësiti i hetimeve të sektorit rajonal DRP Prizren me datën 26.04.2024 ka arritur që të lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarit  O. M (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar shqiptar), hetuesit kanë arritur që të gjejnë dhe sekuestrojnë armën, të cilën dyshohet se është përdorë në këtë rast”, ka thënë Gashi.

 

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika