Edhe zyrtarët e komisioneve zgjedhore në Veri japin dorëheqje

Zyrtarët e lartë të Komisioneve Zgjedhore Komunale kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre

Ilustrim





Vendimit të Policisë në Veri të Mitrovicës, deputetëve të Listës Serbe, gjykatësve e prokurorëve serbë të cilët dorëzuan dorëheqjet e tyre, i janë bashkuar edhe zyrtarët e lartë të Komisioneve Komunale Zgjedhore.

Kështu ka bërë të ditur zyrtari i lartë i KKZ-së për Mitrovicën e Veriut, Slobodan Dimitrijeviq, për mediumin serb në seli në Kosovë (KosovoOnline).

Ai ka theksuar se me njoftimin se do të organizohen zgjedhje të jashtëzakonshme për zëvendësimin e kryetarëve të komunave dhe deputetëve serbë të cilët dhanë dorëheqje, kryetarët e komisioneve zgjedhore komunale me qëllim të bojkotimit të këtij procesi kanë dhënë dorëheqje në mëngjesin e së mërkurës nga pozitat e tyre.

“Një veprim të tillë e kemi vendosur me njoftimin e Qeverisë së Kosovës se zgjedhjet e jashtëzakonshme do të shpallen në komunat tona pa marrëveshje politike dhe vullnetin e qytetarëve në komunën Leposaviq, Zveçan, Severna Mitrovicë dhe Zubin Potok”, ka thënë Dimitrijeviq.

Ndërkaq, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valmir Elezi, në një përgjigje për Portalin Dukagjini, ka thënë se KQZ-ja e ka pranuar tashmë kërkesën për rekomandimin e emrave për plotësimin e vendeve të lira në Kuvendin e Kosovës.

“Konfirmoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar kërkesën nga presidentja e Republikës së Kosovës për të rekomanduar emrat e personave të ligjshëm të radhës për të plotësuar vendet e lira në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Elezi.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi

Sipas tij, rekomandimet do të përgatiten brenda afatit ligjor prej pesë ditësh.

“Duke u mbështetur në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të përgatisë rekomandimin brenda afatit ligjor prej 5 ditësh pune nga momenti i marrjes së kërkesës”, shtoi Elezi.

Të shtunën e pesë nëntorit, përfaqësuesit e Listës Serbe kanë vendosur për bojkotimin e institucioneve të Kosovës.

Pos zyrtarëve policorë, punonjësve të gjykatave dhe institucioneve të tjera, dorëheqje kanë dhënë edhe kryetarët e komunave veriore dhe Goran Rakiq, nga pozita e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

Policët e komunitet serb duke zhveshur uniformat e Policisë së Kosovës

Ky vendim është marrë pas një takimi të zhvilluar në mesditën e së shtunës në Zveçan.

Njoftimi vjen pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriutNenad Gjuriq, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS.





Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika