Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë i kërkuari me letër-rreshtim ndërkombëtar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 2 tetor ka realizuar ekstradimin nga Gjermania në Kosovë të shtetasit kosovar B.H., i cili ishte i kërkuar me letër-rreshtim ndërkombëtar.

Sipas njoftimit, ekstradimi është realizuar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.

B.H. ishte arrestuar nga autoritetet gjermane, pasi kërkohej përmes INTERPOL-it me letër-rreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.

Ai dyshohet për veprën penale “Dhunë në familje”.

Sipas njoftimit policor, i dyshuari pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Gjakovës për vazhdim me procedurat tjera ligjore.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika