“Fëmijët e eprorëve të Policisë apo gradime politike?”, Bajqinovci ngre dilemën rreth konkursit për gradimin e policëve

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka ngritur dyshime rreth një konkursi për gradimin e policëve në Policinë e Kosovës, duke sugjeruar se ka pasur favorizime dhe keqpërdorime, siç ka raportuar Dukagjini

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, në Komisionin për Siguri dhe Mbrojtje ka ngritur dilemat rreth konkursit për gradimin e policëve.

Para disa ditësh, Dukagjini kishte raportuar për dyshimet rreth gradimeve të policëve, të cilat mund edhe t’i lexoni në vegëzat më poshtë:

Në konkursin për gradim të policëve nga “Polic i lartë” në “Rreshter”, gjegjësisht gjatë testit me shkrim, Dukagjini ka mësuar se ka pasur keqpërdorime e parregullsi; nga favorizimi i familjarëve e i të preferuarve të zyrtarëve të lartë, aplikimi në kundërshtim me rregullat i gjeneratës së 54-t e deri në rrjedhjen e testit nga njerëz me ndikim nga institucionet publike e politike, gjegjësisht, brenda Policisë së Kosovës.

Duke pyetur kryeshefin e Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodajn, se a janë gjenerata e 54-t fëmijët e eprorëve të Policisë, Bajqinovci ka thënë duhet të dihet se kush janë këtë eprorë.

“Gjenerata 54-t a janë fëmijët e eprorëve të Policisë? Ne e dimë kush janë eprorët e Policisë. Dhe nëse vjen puna që po përmendet që mund të jenë gradime politike, le t’i shohim edhe emrat e tyre që janë gradu pra. Le t’i shohim fëmijët e kujt janë në Policinë e Kosovës. Ne veç se e kemi marrë vesh fëmijët e kujt janë”, ka thënë Bajqinovci.

“Ka edhe familjarë dhe mund të ketë arsye… nuk po guxo me fol pa i mbledh të gjitha informacionet”, iu përgjigj kryeshefi i IPK-së.

Deputeti i VV-së ka folur edhe për disa raste ku nga një familje janë punësuar deri në 6 persona brenda Policisë së Kosovës.

“…Nuk ka mundësi me i pas katër vëllezër policë edhe një motër. Nuk ka mundësi një epror i Policisë e din ky, i ka 17 familjarë të familjes në punë. Unë pajtohem që vazhdon procesin, e din edhe zoti (Rashit) Qalaj, e vazhdon dikush prej familjes, por, të punësohen 4,5,6. Po e zëmë në uniformë me vite të tëra janë deri 5 anëtarë ose deri në 7 anëtarë se për shërbim civil mos të flasim”, ka shtuar Bajqinovci.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika