Fillon Kuvendi i jashtëzakonshëm i FFK-së, nuk lejohen mediat

Të premten, FFK-ja ka ftuar kuvendin, në të cilin delegatët do të votojnë miratimin e Statutit të ri. Mirëpo, mediat nuk kanë qenë të lejuara të jenë të pranishme. E njëjta kishte ndodhur edhe në prill të vitit të kaluar ku në Kuvendin zgjedhor të FFK-së, mediat nuk u lejuan që të ishin te pranishme

Prania e mediave në Kuvendin e jashtëzakonshëm të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) nuk është lejuar. Kjo iu është kumtuar gazetarëve nga dy  zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Ekipi i RTV Dukagjinit i cili po raporton drejtpërsëdrejti nga vendi i ngjarjes ka bërë të ditur se Kuvendi do të fillojë nga ora 11;00.

Të premten, FFK-ja ka ftuar kuvendin, në të cilin delegatët do të votojnë miratimin e Statutit të ri.

E njëjta kishte ndodhur edhe në prill të vitit të kaluar ku në Kuvendin zgjedhor të FFK-së, mediat nuk u lejuan që të ishin te pranishme.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka bërë thirrje Federatës së Futbollit të Kosovës që të organizojë Kuvend të hapur për mediat dhe transparent.

AGK-ja i bën thirrje FFK-së të organizojë Kuvend të hapur për mediat dhe transparent 

Një reagim ka ardhur nga dy presidentët e Dritës, Flamur Bunjaku dhe Valon Murseli kanë reaguar për draft statutin e FFK-së.

FC Drita ka reaguar duke thënë se draft Statuti i FFK-së ka shkelje të rënda dhe jo vetëm. E njëjta ka publikuar një sërë shkeljes të cilat pretendon se janë evidentuar nga juristë të fushës.

Dy presidentët e Dritës me komunikatë zyrtare: Draft Statuti i FFK-së ka shkelje të mëdha

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika