Gashi: “Freedom House” është raport konfuz

Dardan Gashi ka cilësuar si "raport konfuz" raportin nga "Freedom House" si shkak i mungesës së elementeve faktike

Ndonëse, ka përafërsisht dy vite që është burgosur nga Gjykata e Lartë e Hagës, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pretendohet se vazhdon të ketë ndikim në politikën e Kosovës.

Në emisionin “Debat Plus” në RTV DUKAGJINI, raporti “Freedom House” është cilësuar si “qesharak” nga një pjesë e analistëve dhe “serioz” nga pjesa tjetër.

Dardan Gashi, analist, e ka cilësuar si “kurthin perfekt” veprimin e të akuzuarit për kriminel dhe njëkohësisht krijimin e aktit të shfaqjes së punës së vërtet të Gjykatave të Kosovës. Sipas tij, ky raport nuk përmban diçka faktike dhe as fusnota, kjo e bën të jetë konfuz.

Sipas Lamës, përfshirja e Hashim Thaqit dhe Ramush Haradinaj është bërë si shkak i ndikimit politikë që kanë megjithëse njëri nga ta tashmë nuk është pjesë aktive e saj. Një raport i tillë, sipas Lamës, është tregues i mire i progresit të politikës në Kosovë e sidomos kur është i bazuar në vrojtime nga analistë të jashtëm të kësaj fushe.

“Dua të ju siguroj se edhe si Kryeministër por edhe tash, kam punuar dhe vazhdoj të punoj për sundimin e ligjit dhe demokracinë”, kishte reaguar Haradinaj pas përmendjes së emrit të tij në raportin e “Freedom House”, në Facebook.

Nga ana tjetër, analisti Visar Imeri ka thënë se “në qoftë se Freedom House” ka dëshmi serioze, duhet me i ra në qafë prokurorisë”. Ndërkaq, Imeri ka cilësuar reagimin e shefe e grupit parlamentar të VV-s, Mimoza Kusari Lilës, si mënyrën tipike të dëshirës për mbyllje të këtij komisioni hetimor.

Haradinaj reagon kundër raportit të ‘’Freedom House’’

 

 

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika