Gjashtë persona vdesin nga një zjarr në Novi Sad, katër prej tyre fëmijë

FOTO:Tanjug

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka njoftuar se gjashtë persona, në mesin e tyre katër fëmijë, nga dy deri në shtatë vjeç, humbën jetën nga zjarri që shpërtheu në lagjen “Salajka” në Novi Sad të Serbisë.

“Supozohet se ata ishin anëtarë të familjes që jetonte në atë adresë”, ka thënë Daçiq.

Siç raporton N1, pjesëtarët e Administratës për Situata Emergjente të Serbisë dhe zjarrfikësit shuan zjarrin, ndërsa policia dhe prokurori publik nisën hetimet në vendin e ngjarjes.

Siç tha Daçiq, zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një skuter që ishte i lidhur me rrjetin elektrik.

“Rupat e viktimave janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa pjesëtarët e MPB-së po punojnë në mënyrë intensive për zbardhjen e të gjitha rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike”, ka theksuar Daçiq./N1

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika