Gjashtë qytetarë pozitivë me COVID-19 në Kosovë

Nga 441 testime gjatë 24 orëve të fundit, gjashtë qytetarë kanë rezoltuar pozitiv me COVID-19

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Të shtunën e 4 qershorit, janë shëruar 8 qytetarë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.190. Në total numri i rasteve aktive është 57.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë bërë 441 testime dhe gjashtë qytetarë kanë rezolutuar pozitivë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 77 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.405 doza të vaksinës.

Deri më tani 823.224 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më tani janë dhënë 102.838 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika