Gjashtë vjet nga vrasja e Oliver Ivanovqit, autorët larg drejtësisë

Liderë opozitarë nga Beogradi, familjarë të ngushtë dhe bashkëpunëtor të Oliver Ivanovqit, në përvjetorin e gjashtë të vrasjes së tij kanë vendosur qirinj në vendin ku u ekzekutua dhe kanë kërkuar që organet e drejtësisë ta zbardhin rastin e vrasjes së ish-politikanit nga Mitrovica Veriore. Deputetët opozitar që erdhën nga Serbia thonë se vet pushteti pra Aleksandar Vuçiqi po e pengon zbulimin e autorëve të vrasjes së 2018-s

Ka vite që për të është bërë rutinë ndezja e qirinjve në orën 08:15, çdo 16 janar, saktësisht në ditën dhe orën kur u vra politikani serb, Oliver Ivanoviq.

Para mediave nuk e mori mundin që të flasë, por prapë nuk u durua pa përcjellë mesazh në përvjetorin e vrasjes së burrit të saj.

“Ne që sot ndezim qirinj këtu jemi tradhtarë të popullit serb, veç këtë porosi dëshiroj t’ua përcjell disave”, ka thënë ish-bashkëshortja e politikanit serb, Marina Ivanoviq.

Marina Ivanoviq nuk e ishte e vetme në përvjetorin e gjashtë të vrasjes së bashkëshortit.

Për të përkujtuar politikanin serb nga Mitrovica erdhën edhe deputet opozitarë nga Beogradi.

Borislav Novakoviq, thotë se Serbia nuk mund të jetë shtet i civilizuar përderisa vriten përfaqësues politik, me Ivanoviqin që sipas tij ishte i fundit në listën e gjatë të emrave.

“Janë të turpshme fjalitë që i dëgjojmë nga përfaqësuesit e pushtetit. Dua të rikujtoj së në Kuvend kemi pasur rastin të dëgjojmë ministrin e Policisë i cili akuzon Gjermaninë se e di kush është vrasësi dhe se e mbron atë. I njëjti Gashiq, në kohën e vrasjes ka qenë kryesori në BIA, ndërsa në momentin kur jep deklaratë, e cila është e papërgjegjshme, është njeriu i parë i policisë serbe”, ka thënë Novakoviq.

Opozitari tjetër në Beograd, Sërxhan Milivojeviq, mendon se vet pushtetit në Serbi nuk i intereson zbardhja e vrasjes së Ivanoviqit.

“Ne në Kuvendin e Serbisë kemi dorëzuar kërkesën për formimin e një Këshilli i cili do të hetonte të gjitha rrethanat e vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Asnjëherë regjimi i Aleksandar Vuçiqit nuk ka lejuar formimn e këtij Këshilli. Urdhërdhënësit dhe inspiruesit e këtij krimi janë të njohur, ata janë të njëjtit të cilët spotet monstruoze i kaën sjellur në TV Pink dhe TV Most katër muaj para vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Do të t’ju përkujtoj se ajo që quhet spot është nënshkruar nga Lista Serbe, partnere e koalicionit të Albin Kurtit. Ky regjim tradhtar dhe mafioz mbanë në ndërgjegje këtë gjakë të virgjër”, ka thënë Milivojeviq.

Në ditën e vrasjes së Ivanoviq, Kosova dhe Serbia nisën hetime të ndara, por këtë ditë, nuk kanë munguar kritikat nga ish-bashkëpunëtorë të tij drejtuar organeve të drejtësisë për mos-punë në zbardhjen e rastit.

Derisa në Kosovë, gjykimi për aktakuzën e ngritur në vitin 2020 është duke shkuar drejt fundit, ajo nuk përfshin autorin ose organizatorët, por të dyshuar që besohet se ishin pjesë e organizimit të vrasjes.

Ivanoviq ishte dënuar me 9 vjet burgim për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë gjatë periudhës 1999-2000. Në këtë kohë gjatë trazirave e vranë 10 civilë shqiptarë.

Gjykata e Apelit, këtë rast e kishte kthyer në ri-gjykim, ndërsa procesi ende ishte në gjykim edhe në kohën kur Ivanoviq u vra para selisë së partisë së tij.

Dëshmitarët në këtë rast, vazhdimisht kishin deklaruar se shef i grupit “Rojet e urës” ishte Oliver Ivanoviq.

Shija e redaktorit

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Duhet të ketë pezullim të konkursit për gradimin e policëve,...

Derisa Inspektorati Policor i Kosovës të dalë me raportin final në lidhje me dyshimet për favorizime dhe keqpërdorime në konkursin për gradim e policëve,...

Të fundit nga rubrika