Gjendet një trup i pajetë në Podujevë, policia po e heton rastin

Policia e Kosovës po e heton vdekjen e një personi, trupi i të cilit është gjetur në oborrin e shtëpisë së tij në Podujevë, të shtunën e 23 marsit

Policia e Kosovës po e heton vdekjen e një personi, trupi i të cilit është gjetur në oborrin e shtëpisë së tij.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se rasti ka ndodhur në Dumnicë të Poshtme, në Podujevë, të shtunën e 23 marsit.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Dumnicë e poshtme, Podujevë / 23.03.2024 – 16:25. Raportohet se në oborrin e shtëpisë së tij është gjetur trupi i viktimës mashkull/kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika