Gjykata e Lartë e Brazilit përfshin Jair Bolsonaro në hetimin për trazira

Ish-presidenti kishte publikuar një video e cila ndonëse u fshi më vonë, zyra e prokurorit të përgjithshëm argumentoi se përmbajtja e saj ishte e mjaftueshme për të justifikuar hetimin paraprak të sjelljes së Bolsonaros

Gjykata e Lartë e Brazilit ka rënë dakord ta përfshijë ish-presidentin e krahut të djathtë, Jair Bolsonaro, në hetimin e saj për sulmin ndaj ndërtesave qeveritare në Brasília.

Kjo shënon herën e parë që Bolsonaro është emëruar ndër ata që mund të jenë përgjegjës për trazirat e 8 janarit, dhe kjo vjen disa ditë pasi Bolsonaro postoi një video duke vënë në dyshim legjitimitetin e zgjedhjeve presidenciale të tetorit, raportoi BBC.

Prokurorët kanë kërkuar nga Gjykata e Lartë që ish-presidenti të përfshihej në hetim, ngase sipas tyre, Bolsonaro mund të ketë nxitur një krim duke bërë pretendime të tilla.

Videoja e Bolsonaro pretendonte se presidenti Luiz Inácio Lula da Silva nuk u votua në detyrë, por u zgjodh nga Gjykata e Lartë dhe autoriteti zgjedhor i Brazilit.

“Duke vënë në pikëpyetje votën Bolsonaro do të kishte nxitur publikisht kryerjen e një krimi”, tha zyra e prokurorit të përgjithshëm (PGR) në një deklaratë.

Megjithëse e njëjta u fshie më vonë, zyra e prokurorit të përgjithshëm argumentoi se përmbajtja e saj ishte e mjaftueshme për të justifikuar hetimin paraprak të sjelljes së Bolsonaros.

Mijëra mbështetës radikalë të Bolsonaros, të cilët vazhdojnë të pretendojnë se zgjedhjet ishin të manipuluara, sulmuan Gjykatën e Lartë të vendit, Kongresin dhe pallatin presidencial të dielën.

Ndërkohë, Bolsonaro është shtruar në një spital në Florida me dhimbje barku, tha gruaja e tij.

Ai u largua nga Brazili për në Shtetet e Bashkuara në fund të dhjetorit, pasi nuk pranoi të merrte pjesë në dorëzimin e pushtetit te Lula. Shumë biznesmenë dhe zyrtarë po hetohen, përfshirë ish-shefin e sigurimit të Brasilias, Anderson Torres, i cili fluturoi në SHBA përpara trazirave.

Të enjten, policia vizitoi shtëpinë e tij dhe gjeti një dokument që thuhet se përpiqej të ndryshonte rezultatin e zgjedhjeve.

Ndryshe, më shumë se 1200 persona janë arrestuar zyrtarisht dhe po akuzohen në lidhje me trazirat në Kongresin e Brazilit.

 

Më shumë se 1200 persona do të akuzohen për trazirat në Brazil

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika