Goditet për vdekje një këmbësor në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Një aksident tragjik ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, konkretisht në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë, ku një këmbësor është goditur për vdekje nga një kamion

Një person është goditur nga kamioni në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, përkatësisht në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë.

Goditja nga kamioni ka rezultuar të jetë fatale për këmbësorin, me ç’rast ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Këtë për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Nga informacionet e para dyshohet për aksident trafiku. Bëhet fjalë që një kamion e ka goditur një këmbësor dhe si pasojë e ka humbur jetën. Në bazë të informacioneve të para, kamioni nuk është ndalur në vend të ngjarjes”, ka thënë Zahiti.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika