Goditi me veturë dy zyrtarë policorë, ky i fundit përdori armën: Policia jep detaje për rastin në Mitrovicë të Veriut
Gjatë ditës së shtunë një person ka goditur dy zyrtar policor me veturë, pas urdhrit për kontroll, në Suhodoll të Mitrovicës së Veriut. E në përpjekje për të larguar sulmin nga ta njëri nga policët ka shtënë në drejtim të veturës me armë zjarri. Gjatë tentimit për të ndaluar një veturë, lëndohet një polic, kurse […]
Gjatë ditës së shtunë një person ka goditur dy zyrtar policor me veturë, pas urdhrit për kontroll, në Suhodoll të Mitrovicës së Veriut. E në përpjekje për të larguar sulmin nga ta njëri nga policët ka shtënë në drejtim të veturës me armë zjarri.
Për këtë rast në raportin 24 orësh Policia e Kosovës ka dhënë detaje, duke e cilësuar rastin si “vrasje e rëndë në tentativë, dëmtim i pronës dhe posedim i narkotikëve”.
“Rr. Kollashini, Mitrovicë Veri / 13.01.2024 – 12:35. Njësia policore ka tentuar të ndalojë një veturë mirëpo, drejtuesi i veturës nuk është ndalur dhe gjatë ikjes i ka goditur dy zyrtarë policorë si dhe veturën zyrtare të policisë. I dyshuari kosovar/s ka braktisur veturën dhe është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes. Zyrtarët policorë kanë pranuar trajtim mjekësor. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori. Po ashtu gjatë kontrollit në veturën e dyshuar është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente”, thuhet në raport.















