Hapja e negociatave Shqipëri-Maqedoni e Veriut, Andoni: Kapitulli kryesor për Shqipërinë – drejtësia, krimi i organizuar dhe korrupsioni

Analisti Ben Andoni, lidhur me hapjen e negociatave Shqipëri-Maqedoni e Veriut, ka thënë se do të jetë konferenca e dytë ndërqeveritare e cila do të përcaktojë atje nga ku do të fillojë skanimi dhe hapja e kapitujve

Analisti Ben Andoni

Analisti Ben Andoni, të martën e 19 korrikut e ka konsideruar si ditë mjaft të rëndësishme për Shqipërinë. Kjo pas hapjes së negociatave nga ana e Bashkimit Evropian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas tij, ajo që vjen pas falënderimeve dhe përshëndetjeve, është përballja që do të ketë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Ai e ka konsideruar të vështirë pjesën e fillimit sepse siç ka theksuar Andoni, “do të jetë konfereca e dytë ndërqeveritare e cila do të përcaktojë atje nga ku do të fillojë skanimi dhe hapja e kapitujve”.

“Për të hapur dhe mbyllur kapitujt, duhet investim i jashtëzakonshëm human që e kalon forcën e një administrate. Duhet një administratë që i përballet sfidave më të mëdha të BE-së, dhe kjo nuk do të jetë e thjeshtë”, është shprehur Andoni në një lidhje direkte në emisionin “Five”.

Ben Andoni-analist

Siç thotë ai, për Shqipërinë është folur se kapitulli kryesor është ai që lidhet me drejtësinë, krimin e ogranizuar dhe korrupsionin, të cilat i quan “probleme gati endemike”.

“Mendoj që këto do të marrin shumë kohë sepse e dimë që reforma në Shqipëri vërtetë ka formuar institucionet por akoma nuk ka dhënë impaktin e duhur, social, ekonomik, politik”, shtoi ai.

Andoni ka potencuar se evropianët tashmë nuk do të kënaqen me krijimin e institucioneve.

“Ata do të bëjnë presion për rezultatin e këtyre institucioneve”.

“Nëse nuk do të ketë përmirësime, Shqipëria do të ngelet në vend numëro. Ky është momenti shumë i madh që së pari politkanët shqiptarë duhet të kuptojnë që në parlament duhet të unifikohen për probleme madhore”.

“Shumë nga politikanët shqiptar që duhet të jenë pas hekurave, jo vetëm që nuk gjykohen por e përballin sistemin e drejtësisë”, shtoi ai.

Ndryshe, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të martën zyrtarisht do t’i nisin negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

BE-ja ua ka dhënë dritën e gjelbër të dyja shteteve, pasi Maqedonia e Veriut e ka miratuar në Kuvendin e saj “Propozimin Francez”, i cili edhe e ka zgjidhur problemin që kishte ky shtet me Bullgarinë e që kishte të bënte me gjuhën dhe me pakicën bullgare që jeton në Maqedoni të Veriut.

Fillimin e negociatave e ka bërë të ditur edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili përmes një shkrimi në Facebook është shprehur se dita e martë është një ditë e vecantë për shqiptarët.

“Me kënaqësinë e me krenarinë që sot Shqipëria e të gjithëve ne, pa dallim feje, krahine, ideje, moshe a statusi social, Shqipëria e Skënderbeut, e rilindasve, e dëshmorëve të luftës, e martirëve të regjimit komunist, e studentëve të Dhjetorit ’90, Shqipëria e familjeve të zakonshme shqiptare, kudo ndodhen dhe e fëmijëve tanë kudo ku rriten me prindërit e tyre, ulet në tryezën e madhe të Europës së Bashkuar për të filluar negociatat për anëtarësimin e saj”, ka shkruar Rama në Facebook.

 

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika