Haradinaj për djegien e veturave në veri: Tregojnë se mund të ketë skenar të pengimit të zgjedhjeve

Kreu i AAK-së, Haradinaj ka thënë se incidentet e fundit në veri janë tregues seriozë se mund të ketë një skenar të pengimit të zgjedhjeve, teksa ka theksuar që Kosova dhe Serbia duhet të fillojnë me përmbushjen e obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj

“Incidentet e 2-3 ditëve të fundit në veri, janë tregues seriozë se mund të ketë një skenar të pengimit të zgjedhjeve në veri, me pasoja edhe për sigurinë në atë zonë”.

Kështu ka thënë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në lidhje me situatën e sigurisë në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat veriore.

Sipas tij, refuzimi i Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale atje, shpërfaq mosgatishmërinë e palës serbe që të zbatojë marrëveshjen e arritur në Bruksel.

Kreu i AAK-së ka theksuar se Kosova dhe Serbia duhet që urgjentisht të fillojnë me përmbushjen e obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit, teksa ka kërkuar që presidenti i Serbisë të heqë dorë nga destruktiviteti dhe t’i urdhërojë njerëzit e tij që të heqin dorë nga sulmet e dhunshme.

”Njëkohësisht, kërkoj nga BE dhe ShBA që t’i shfrytëzojnë gjithë mekanizmat e tyre që ta mbrojnë suksesin e arritur me Marrëveshjen për Normalizimin e Marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të sponsorizuar prej tyre, si bazë e fortë e rivendosjes së rendit dhe ligjit në veri të Kosovës”.

Në të kundërtën, siç është shprehur ai, angazhimi i jashtëzakonshëm i të gjitha palëve për këtë marrëveshje, do të mbetej përpjekje pa rezultat.

Ai ka kërkuar që kjo marrëveshje të reflektojë edhe në terren, pasi në të kundërtën efektet e saj do të jenë të papërfillshme.

“Nëse marrëveshja nuk reflekton me një normalitet në terren, efektet e saj do të jenë të papërfillshme. Paqja në Kosovë është e paalternativë dhe inkurajoj të gjitha palët që të jenë të pakompromis në vendosmërinë e tyre për të mënjanuar të gjithë ata që e rrezikojnë edhe marrëveshjen edhe sigurinë”.

Ndryshe, të enjten sërish janë djegur tri vetura në veri, të cilat ishin të regjistruara me targa RKS.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika