Haxhiu ironizon me Vitinë: Deri në 2030 nuk do të ketë sigurime shëndetësore

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se “ligji për sigurimet shëndetësore do të procedohet në qeveri gjatë muajit qershor”.

Bekim Haxhiu nga Partia Demokratike e Kosovës [PDK] ka izonizuar Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia lidhur me deklarimet e tij të vazhdueshme të ligjit për sigurime shëndetësore, ku Vitia deklaroi se do të procedohet gjatë muajit qershor në qeveri.

Haxhiu u shpreh se Sigurime Shëndetësore nuk do të ketë ketë deri në vitin 2030, duke theksuar se Vitia akoma nuk e ka sjellur në Kuvend e jo që të realizohet brenda këtyre ditëve të fundit të qershorit.

“Jo, as këtë vit as nuk besoj që do të ketë deri në vitin 2030 me këtë çasje të qeverisë dhe ministrit Vitia. Vitia po harron që është në fund të mandatit. Arben Vitia nuk ka arritur me e sjell në Kuvend Ligjin për Sigurime Shëndetësore”, theksoi Haxhiu.

Haxhiu ka akuzuar edhe ministrin, Vitia për mostransparencën publike lidhur me procesin e vaksinave dhe vaksionimit me Pfizer gjatë kohës së pandemisë.

“Po flet për procesin e vaksinat dhe vaksionimit, proces që ka qenë tejet i diskutueshëm dhe me shumë probleme. Publiku nuk e din akoma se sa janë blerë vaksinat e Pfizerit dhe çfarë kishte mbrapa asaj kontrate. Po harron në fakt edhe atë që ministri Vitia e ka shkruar vet, në programin e qeverisë 2021-2025. Në programin e qeverisjes tek sektori i shëndetësisë thuhet se “ sigurimet shëndetësore publike janë nga prioritetet më të rëndësishme sistemi shëndetësor dhe ndryshimi i ligjit për sigurime shëndetësore dhe fuqizimi i kapaciteteve administrative, njerëzore dhe infrastrukturore në Fondin për Sigurime shëndetësore si kusht për fillimin e grumbullimeve të premiumeve”, ka shtuar Haxhiu.

 

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika