Haxhiu përkujton “Grupin e Intelektualëve”: Familjet meritojnë të vërtetën, për krimet e luftës duhet drejtësi

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kujtuar Adem Beqirin, Idriz Rrecajn dhe Salih Mëziun, të cilët janë identifikuar pas 27 vjetësh kërkimi nga familjet e tyre.

Haxhiu ka thënë se në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë është bërë nderimi për tre viktimat, ndërsa familjet e tyre më në fund kanë marrë përgjigje për fatin e të afërmve të tyre.

Sipas saj, më 19 prill 1999, forcat serbe rrëmbyen 23 civilë shqiptarë nga Skenderaj dhe Mitrovica, të njohur si “Grupi i Intelektualëve”.

“Ata u ndaluan në Melajë, në Kalludër të Vogël, u keqtrajtuan, u ekzekutuan dhe trupat e tyre u fshehën për të zhdukur gjurmët e krimit”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka bërë të ditur se gërmimet në Kalludër dhe Jabukë, së bashku me analizat e ADN-së, kanë konfirmuar identitetin e Idriz Rrecajt, Adem Beqirit dhe Salih Mëziut.

“U gjetën në varre pa emër, por tani do të prehen me emrat e tyre dhe familjet do të kenë një vend ku t’i kujtojnë e t’i nderojnë”, ka shkruar Haxhiu.

Ushtruesja e detyrës së Presidentes ka vlerësuar punën e të gjithë atyre që kanë kontribuar në gjetjen dhe identifikimin e tyre, ndërsa ka bërë thirrje që kërkimi të vazhdojë edhe për 20 anëtarët e tjerë të grupit dhe personat e tjerë të zhdukur gjatë luftës.

“Kërkimi duhet të vazhdojë për 20 anëtarët e tjerë të grupit dhe për çdo person të zhdukur me dhunë. Familjet meritojnë të vërtetën, ndërsa për krimet e luftës duhet të ketë drejtësi”, ka shkruar ajo.

Haxhiu ka bërë të ditur se familjeve Beqiri, Rrecaj dhe Mëziu ua ka shprehur ngushëllimet e saj.

“I përjetshëm qoftë kujtimi i Adem Beqirit, Idriz Rrecajt dhe Salih Mëziut, si dhe i të gjithë të rënëve dhe të vrarëve për lirinë e Kosovës!”, ka përfunduar Haxhiu.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika