Hoxha: Në zgjedhjet e ardhshme do të kemi Lëvizjen Vetëvendosje në sfidë

Analisti, Ylli Hoxha u shpreh se në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 9 shkurtit do të jetë pushteti aktual, Lëvizja Vetëvendosje do të jetë sfidë në tri dimensione të ndryshme për ruajtjen e votave të fituara në vitin 2021.

Hoxha u shpreh në “Debat Plus” se largimi i Eman Rrahmanit nga Lëvizja Vetëvendosje dhe vota “pak militante” e Vjosa Osmanit do të jenë si sfida të LVV-së.

“Kush e mund Albin kurtin në zgjedhje? Përgjigjja është Lumir Abdixhiku. Por jo në këto zgjedhje, besoj do të jetë në zgjedhjet e tjera. Çka do të bëjë është përforcimi dhe konsilodimin e LDK-së dhe pozicionin për ndryshimin e saj. Konsideroj që elektorati I LDK-së dhe Vetëvendosjes është elektorat që rrjedhë nga një anë tek tjetra, dhe përbën shumicën në Kosovë. Nëse do të ketë rënie potenciale të Kurtit, kjo do të reflektohet me rritje të LDK-së. Do të kemi Lëvizjen Vetëvendosje në sfidë, në tri dimensione për ruajtje të votes të vitit 2021, të zgjedhjeve të përgjithshme, vota pak militante e Vjosa Osmanit. Do të ketë sfidë votën e Eman Rrahmanit. I treti sfidimi më kryesor I LVV-së është një lloj zotnimi I përkrahjes tek elementi urban në tri vite e gjysmë qeverisje.”, tha Hoxha.

Hoxha u shpreh se “pres një rritje të LDK-së, një përparim të PDK-së dhe do të ketë tkurrje të rezultateve të përgjithshme”.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika