I kthehet punës në QKUK logopedi që dyshohet se keqtrajtoi një fëmijë me autizëm

Mjeku I. F, i cili dyshohet se kishte keqtrajtuar një fëmijë me autizëm, është rikthyer sërish në punë në QKUK "vetëm si logoped në Klinikën e ORL-së, por jo u.d. shef i shërbimit".

“Në lidhje me rikthimin e tij në punë, ju njoftojmë se i njëjti është kthyer në punë vetëm si logoped në Klinikën e ORL-së, por jo u.d. shef i shërbimit”.

Kështu ka bërë të ditur zyra për media nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) në një përgjigje për Portalin Dukagjini.

Tutje thuhet se këtë vendim Komisioni Disiplinor e ka bazuar në Certifikatën mbi Dënimet Penale të lëshuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ku I.F figuron se nuk është i dënuar me Aktgjykim të formës së Prerë.

“Komisioni Disiplinor vendimin e ka bazuar në Certifikatën mbi Dënimet Penale të lëshuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ku I.F figuron se nuk është i dënuar me Aktgjykim të formës së Prerë. Po ashtu, ka sjellë dëshminë nga Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndësorë të Kosovës, Vërtetim, sipas të cilit është në procedurë të rilicencimit të tij nga data 5 janar 2023”, thuhet në këtë përgjigje.

Ndryshe, logopedi, I.F nga Gjilani, për të cilin ishte raportuar se ka abuzuar në ordinancën e tij me një fëmijë me autizëm, nuk ka licencë të logopedit nga Oda e Infermierëve.

Ndërkaq, Gjykata Themelore në Gjilan i kishte caktuar 30 ditë paraburgim të pandehurit I. F, i cili dyshohet se ka keqtrajtuar një fëmijë me autizëm, duke u ngarkuar me veprën penale, “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.

30 ditë paraburgim për mjekun që dyshohet se keqtrajtoi një fëmijë me autizëm

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika