30 ditë paraburgim për mjekun që dyshohet se keqtrajtoi një fëmijë me autizëm

Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar 30 ditë paraburgim të pandehurit I. F, i cili dyshohet se ka keqtrajtuar një fëmijë me autizëm, duke u ngarkuar me veprën penale, "Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor". Po ashtu, gjykata ka caktuar një muaj paraburgim edhe ndaj të pandehurve, I. Sh. dhe R. V, të cilët dyshohet të kenë kryer veprën penale "Lëndim i lehtë trupor"

Gjykata Themelore në Gjilan





Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurve I. F., I. Sh. dhe R. V.

“Ekziston dyshimi bazuar se i pandehuri I. F., me datë 26 nëntor 2022, në intervalin kohor prej orës 10.00-11.00 minuta, në ordinancën private, në cilësinë e mjekut Defektolog –Logoped, haptas ka përdorur metodë të papërshtatshme për trajtim dhe nuk ka zbatuar rregullat e profesionit të logopedit, ashtu që gjatë seancës për trajtim të fëmijës të moshës 3-vjeçare, me gjendje të autizmit, ndaj të njëjtës ka përdorur fjalë të ndryshme ofenduese dhe degraduese, kështu që i pandehuri me veprimet e tij bie ndesh me nenin 94 paragrafi 4 nënparagrafi 4.4 të Ligjit mbi Shëndetësinë, duke mos iu përmbajtur parimeve etike dhe profesionale gjatë ushtrimit të kujdesit shëndetësor, përmes të cilave, ka ndikuar në  keqësimin e gjendjes shëndetësore të fëmijut”, thuhet në njoftim.

Me këto veprime, i pandehuri I. F. dyshohet se ka kryer veprën penale, “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Të pandehurit I. Sh. dhe R. V. më datë 26 nëntor 2022, rreth orës 12.52 minuta, në lokalin që ndodhet në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, në bashkëkryerje dhe me përdorimin e atëqasshëm të dhunës, për shkak të trajtimit të pandërgjegjshëm të fëmijës me autizëm, me dashje i kanë shkaktuar lëndime trupore të pandehurit tani të dëmtuarit I. F., ashtu që fillimisht i pandehuri I. Sh., i revoltuar nga sjellja e mjekut ndaj fëmijës, hynë dhe i drejtohet të dëmtuarit duke e fyer me fjalë të ndryshme ofenduese, e më pas e sulmon duke e goditur me grusht në fytyrë dhe në atë moment ndërhyn edhe i  pandehuri R. V., duke e kapur të dëmtuarin për krahu duke e mbajtur nën kontroll, e më pas duke e tërhequr zvarrë për të nxjerrë jashtë lokalit, ku gjatë kësaj tërheqjeje, i dëmtuari rrëzohet për toke dhe të dy të pandehurit e godasin me grushte dhe shkelma në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit”, thuhet tutje.

Të pandehurit me këto veprime dyshohet të kenë kryer veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, ngase masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij vendimi mbi caktimin e paraburgimit në Gjykatën e Apelit.

Ndryshe, Logopedi, Iljasa Fazliu nga Gjilani, për të cilin është raportuar se ka abuzuar psiqikisht në ordinancën e tij një fëmijë 3-vjeçar me autizëm, nuk ka licencë të logopedit nga Oda e Infermierëve.

Kryetari i Odës së Infermierëve, Naser Rrustemi, në një prononcim për RTV Dukagjini, ka thënë se i njëjti nuk figuron në regjistrin e anëtarësisë së OIK.

“Ky fare nuk është anëtar i yni, ne nuk kemi obligim ndaj tij. Nuk figuron në regjistrin tonë të anëtarësisë”, ka thënë Rrustemi.

Në rrjete sociale ka qarkulluar edhe videoja ku dëgjohet se si logopedi ka keqtrajtuar fëmijën me autizëm, teksa po e trajtonte në qendrën rehabilituese defektologjiko-logopedike.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ai është arrestuar të shtunën rreth orës 12:56, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë, nën dyshimin se ka kryer veprën “trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.

Arrestimi i tij erdhi pasi i njëjti fillimisht u sulmua nga dy persona meshkuj kosovarë, të cilët i kanë shkaktuar lëndime trupore, dhe të njëjtit janë arrestuar.

Lidhur me rastin Portali Dukagjini ka kontaktuar kryeprokurorin e Gjilanit, Arben Kadriu.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka reaguar pas raportimit se Logopedi, Iljasa Fazliu nga Gjilani ka abuzuar psiqikisht në ordinancën e tij një fëmijë 3-vjeçar me autizëm.

Për ShSKUK është e dënueshme dhe e pa pranueshme sjellja e tillë e një profesionisti shëndetësor.

Në lidhje me rastin e u.d. shefit të defektologjisë në Klinikën e Otorinolaringologjisë, SHSKUK ka kërkuar nga drejtori i Klinikës së ORL-së që të procedojë me ndërmarrjen e masave konform legjislacionit në fuqi, meqë drejtori i klinikës është mbikqyrës i shefave të reparteve dhe shërbimeve përkatëse.

Mjeku që dyshohet se keqtrajtoi një fëmijë me autizëm, s’ka licencë të logopedit nga Oda e Infermierëve





Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika