Inspektori i detektivit thotë se trupat e fëmijëve të gjetur në valixhe mund të jenë të moshës 5 dhe 10 vjeç

Sipas policisë së Seulit, një grua që besohet të jetë nëna e dy fëmijëve ishte në Korenë e Jugut më 22 gusht. Policia e Koresë së Jugut është duke bashkëpunuar me autoritetet e Zelandës së Re përmes Interpolit. Me policinë e Zelandës së Re po bashkpunon dhe kompania e magazinimit që ka shitur bagazhet për gjërat që mund të lidhen me valixhet

Foto: Reuters

Policia në Zelandën e Re ka identifikuar dy fëmijë, eshtrat e të cilëve u gjetën në fillim të këtij muaji në valixhe të blera nga një familje në një ankand online.

Në një deklaratë të premten e 26 gushtit, policia ka konfirmuar se të dy fëmijët janë identifikuar dhe familja e tyre ka kërkuar që emrat e tyre të fshihen.

Në fillim të këtij muaji, inspektori i detektivit Tofilau Faamanuia Vaaelua ka thënë se fëmijët ka mundësi të jenë të moshës 5 dhe 10 vjeç kur kanë vdekur. Detektivi ka thënë se hetuesit besonin se fëmijët kishin vdekur për tre ose katër vjet dhe shkaku i vdekjes ishte i panjohur.

Sipas policisë së Seulit, një grua që besohet të jetë nëna e dy fëmijëve ishte në Korenë e Jugut më 22 gusht. Policia e Koresë së Jugut po bashkëpunon me autoritetet e Zelandës së Re përmes Interpolit, raporton CNN.

Kompania e magazinimit që ka shitur bagazhet po ndihmon gjithashtu policinë me hetimet e tyre për gjërat që mund të lidhen me valixhet, tha policia në fillim të këtij muaji.

Brenda një valixheje në Zelandë të Re gjenden mbetje njerëzore

Dy trupa të fëmijeve gjenden në valixhe në një ankand në Zelandën e Re

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika