Kardiologu Çelaj për vdekjen e 17-vjeçarit në fushë: Ne e kishim një projekt për të shpëtuar jetë, andaj u indinjova

Kardiologu Sulejman Çelaj

Kardiologu Sulejman Çelaj ka folur për rastin e vdekjes së futbollistit të ‘Trepçës 89, Erion Kajtazi.

Ndërron jetë në fushë futbollisti 17-vjeçar Erion Kajtazi

Përmes një lidhje direkte në emisionin “Dueli Botëror” në RTV Dukagjini ai ka treguar edhe për projektligjet që i kishin propozuar Ministrisë së Shëndetësisë.

Ai tha se “ne kemi paraqitur para ministrisë së shëndetësisë dy projektligje që në vendet publike të ketë defibrillator dhe ndihma e parë CPR të mësohet në shkolla. Në qershor kemi ardhur në Kosovë me disa bashkëpunëtorë nga Londra dhe Italia dhe kemi trajnuar mbi 400 nxënës në 26 shkolla të ndryshme të Kosovës në kazerma të FSK-së që të bëjnë reanimin CPR dhe përdorimin e defibrillatorëve të automizuar”.

Çelaj po ashtu shtoi “ne jemi mundu që ta shtyjmë këtë proces, andaj u indinjova. Më erdhi shumë keq për të riun që ka humbur jetën, sepse ky ishte projekti jonë – që të shpëtojmë jetë. Zakonisht rastet me aretmi kardiake ndodhin tek të rinjtë, teksa infarktet janë shumë të rralla tek të rinjtë”.

Ai po ashtu përmendi “zakonisht kanë probleme me aritmi dhe kur personi pëson arrest kardiak dhe nëse fillojmë të bëjmë reaniminin brenda një kohësh prej tre minutash dhe nëse përdoret defillbratori i automatizuar shanset për të shpëtuar janë shumë më të larta”.

Kjo është nata e 15-të e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në në finalen e madhe të Kupës së Botës.

Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror.

Shija e redaktorit

Albina Kelmendi dhe familja do të performojnë në natën e...

Shqipëria e cila këtë vit prezantohet nga Albina Kelmendi me familje me këngën “Duje”, do të performojnë në natën e dytë gjysmëfinale, më 11...

Komuna e Prishtinës publikon çmimet e reja për trafikun urban

Komuna e Prishtinës në kuadër të Marrëveshjes së Kredisë mes Trafiku Urban Prishtinë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), me qëllim të...

Libraria “Dukagjini” fiton çmimin FIDES 2022 për kontributin korporativ

Libraria "Dukagjini" ka marrë të mërkurën e 18 janarit çmimin FIDES 2022 për kontribut korporativ. Ky çmim librarisë "Dukagjini", ju dha për kontributin e vazhdushëm...

Më të lexuarat

‘Rikthehet’ analisti Dardan Gashi në Debat Plus me sondazh të...

Analisti Dardan Gashi, është rikthyer në emisionin Debat Plus në RTV Dukagnini, pasi kishte lëshuar debatin në mënyrë demostrative pas shfaqjes së një sondazhi...

“Takimi sekret” Kosovë-Serbi në Zvicër, u mbajt një javë pas...

Përfaqësuesit kosovarë dhe ata serbë kanë zhvilluar “takime sekrete” në Zvicër, lidhur me situatën mes të dyja vendeve. Kështu ka raportuar ditë më parë mediumi...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania, 25-vjeçari nga Kosova...

Një 25-vjeçar nga Kosova është ndaluar në Morinë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania. Policia njofton se i riu me inicialet J. D,...

Të fundit nga rubrika