Kastrati i drejtohet Kurtit: Neve na kujtohet Ivanoviqi për krimet që i ka bërë ndaj shqiptarëve

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka vendosur një mbishkrim te vendi i kryeministrit, Albin Kurti, në Kuvendin e Kosovës, duke e kritikuar për deklaratën e tij lidhur me ish-politikanin serb, Oliver Ivanoviq, në 5-vjetorin e vrasjes së tij

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, në seancën e së mërkurës, ka vendosur një mbishkrim te vendi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Kuvend.

Në këtë shkrim, Kastrati ka kritikuar fjalimin e kryeministrit Kurti për politikanin serb, Oliver Ivanoviq, në pesëvjetorin e vdekjes së tij.

Përmes një postimi në Facebook, deputeti i PDK-së ka publikuar këtë shkrim.

“Dëshmitarja: Oliver shpëtoma djalin.

Kurti: Të gjithë do ta ruajmë kujtimin për Oliver Ivanoviqin.

Ne të tjerët: Po ne do të na kujtohet Ivanoviqi për krimet që i ka bërë ndaj shqiptarëve.

Porosia për Kurtin: Ka kaluar koha e Bogdan Bogdanoviçit dhe e UJDI-t”, shkruhet në këtë mbishkrim.

Ndryshe, kryeministri Kurti kërkoi zbardhjen e vrasjes së Ivanoviqit, duke thënë se të gjithë ata që kryejnë një krim në Kosovë duhet të dalin para drejtësisë, dhe më vjen keq që autorët dhe ata që e kanë porositur këtë krim ende nuk janë nxjerrë para drejtësisë”.

Kurti përkujton Ivanoviqin: Ky krim vrau jo vetëm atë, por edhe pluralizmin politik te serbët

“Ai e bëri këtë duke qenë i hapur, i sinqertë, gjithmonë i mprehtë në çështjet me rëndësi, por edhe i respektueshëm edhe ndaj atyre, me të cilët, nuk ishte dakord. Do të dëshiroja që kujtimi i tij të mbetet i gjallë, kujtimi i tij si një njeri që punoi për një të ardhme të qëndrueshme dhe për një Kosovë shumë etnike”, kishte deklaruar Kurti përmes një videoje.

Edhe pse Ivanoviq kishte qenë i dënuar për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë, Kurti ka dhënë lëvdata për të, duke mos e përmendur fare këtë fakt.

Ky fjalim i tij ka ngjallur diskutime të shumta, sidomos nga opozita.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka kritikuar Kurtin, duke thënë se “Ndërsa, si për ironi e pa fije turpi, Albin Kurti fjalë të mira dhe elozhe dje thuri vetëm për Oliver Ivanoviqin – të cilin sa ai ishte gjallë, edhe vetë e akuzonte për vrasjen dhe dëbimin e shqiptarëve në Mitrovicë gjatë periudhës së luftës. E pas luftës, Ivanoviqi i dashur i Albinit, ka qenë shefi i ‘Rojave të Urës’ që me dhunë e terror e kanë mbajtur të ndarë qytetin e Mitrovicës”.

Ndërkaq, anëtarja e re e LDK-së, Shqipe Pantina, ka thënë se “Nuk kisha besuar kurrë që Albin Kurti e bën një deklarim të tillë. Nuk do mund t’i bënte fyerje më të madhe nënave të vajzave e djemve që dhanë jetën për këtë vend. Turp”.

Ndërkaq, deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, kishte reaguar për këtë fjalim, duke thënë se “Këtë aftësi e ka vetëm kryeministri ynë, që me një kënaqësi të pashoq i kushton paragrafe të gjata e të mbushura me ndjeshmëri. Vazhdo ruaje kujtimin për të kryeministër, por mos harro kujtimet edhe të atyre familjeve ndaj të cilëve heroi yt ka kryer krime”.

Ndërsa Partia Socialdemokrate (PSD) ka ironizuar me kryeministrin Kurti, duke vendosur fotografinë e Ivanoviqit dhe kurora lulesh para ndërtesës së Qeverisë.

Po ashtu, edhe deputeti i VV-së, Visar Korenica, ka reaguar për këtë fjalim, duke thënë se Ivanoviq “ishte kriminel dhe pikë”.

“Organizoi vrasjen e shqiptarëve, ushtroi terror ndaj tyre dhe dëbimin e tyre nga trojet tona. Dënimi i tij jo meritor për 9 vjet nga EULEX-i, dëshmoi për krimet e tij makabre ndaj shqiptarëve. Ivanoviq ishte kriminel. Pikë. Natyrisht nuk iu përshtat Vuçiqit dhe për këtë e eliminoi”, ka shkruar ai në Facebook.
Adresimi i Kurtit është kritikuar edhe nga shoqëria civile. Disa e kanë quajtur ofendim për viktimat e luftës së fundit në Kosovë.

Ndryshe, më 16 janar të vitit 2018, ishte vrarë para zyreve të tij në veri të Mitrovicës, lideri i Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq.

Ai ishte vrarë përmes një atentati me armë zjarri, ku ishte qëlluar me gjashtë plumba nga një veturë në lëvizje.

Menjëherë pas atentatit, Qeveria e Kosovës kishte kërkuar zbardhjen e rastit të vrasjes së Ivanoviqit, por edhe pas pesë vjetësh nuk është dënuar askush.

Ndërkaq, deri para vrasjes, ai po rigjykohej për urdhërimin e vrasjes së shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999. Ai ishte deklaruar i pafajshëm.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika