Kërçeli: Grevistet po keqpërdoren, për 20 vite askush nuk e ka trajtur këtë temë

Shefi i Kabinetit të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Ilir Kërçeli lidhur me grevën e punëtoreve teknike ka thënë se prej disa javësh këto gra po keqpërdoren.

Ai ka thënë se po gënjehet se ato po paguhen më pak se sa është paga minimale në vend.

Kërçeli ka thënë se po spekulohet se ato edhe në muajin tetor janë paguar nën pagën minimale, mirëpo nga nëntori ka filluar zbatimi i ligjit për pagën minimale.

“Këto gra janë paguar sipas ligjit për pagën minimale. Ligji për pagën minimale ka hy në fuqi që nga 1 nëntori”.

Ai ka thënë se ato po nxiten edhe nga studiot televizive, “edhe dy muaj ju përfundon kontrata, nuk dihet çfarë ka mu bë me juve, nuk dihet çfarë ka me u bë me pagat e juve, nuk e di a ka mu zbatu ligji për pagën minimale”.

“Kështu janë nxit këto gra. Për 20 vite kërkush nuk e ka trajtu këtë temë…për 20 vite është kompania e njëjtë”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika