Në nisje të takimit historik, Trump tha se tre liderët kanë shumë tema për të diskutuar dhe se takimi përbën një moment të rëndësishëm.

“Ne vërtet po bëjmë histori. Të tre kemi shumë gjëra për të diskutuar”, u shpreh Trump.

Ai theksoi se në tryezë do të jenë “pothuajse të gjitha problemet që po diskutohen në botë”.

Trump kritikoi qasjen e liderëve të mëparshëm, të cilët, sipas tij, shpesh kanë shmangur dialogun me udhëheqësit me të cilët kanë pasur mospajtime.

“Asnjëherë nuk është arritur paqe duke refuzuar mundësitë për angazhim dhe dialog”, deklaroi presidenti amerikan.

Ai gjithashtu tha se Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Rusia janë në një pozitë të veçantë për të diskutuar çështjen e armëve bërthamore.

Takimi mes Trumpit, Putinit dhe Xi Jinpingut ka nisur, në një format të cilin Trump e cilësoi historik.