KMDLNj e dënon vendosjen e kryqit në varrezat e Bajçinës: As Serbia në okupim s’e ka ndërmarrë një veprim të tillë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ)

Nga persona të paidentifikuar u vendos një kryq në varrezat e fshatit Bajçinë të Podujevës.

Lidhur me këtë rast ka reaguar Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut.

Në njoftimin e KMDLNj, thuhet se në lidhje me rastin janë njoftuar nga banorët, të cilët e quajtën provokim dhe përpjekje për shpërfytyrim të varrezave të fshatit ku janë varrosur banorët e këtij fshati që “thuaja njëqind për qind i përkasin besimit islam”.

 “E drejta e ushtrimit të lirë të besimit në Kosovë për të gjithë besimtarët është e garantuar me ligj. Sikur që çdo diskriminim në baza fetare duhet të  sanksionohet me ligjet në fuqi. Vendosja e kryqit në varrezat e fshatit Bajçinë, pa asnjë dyshim ka për qëllim nxitjen e urrejtjes dhe mosbesimit në baza fetare dhe KMDLNj fuqishëm e dënon këtë shkelje të rëndë të drejtave të njeriut dhe ushtrimit të lirë të besimit. As në kohën e okupimit më të egër të Kosovës , regjimi i Serbisë nuk ka ndërmarrë një veprim të tillë”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.

KMDLNj-ja tha se është e qartë se “këtë veprim të shëmtuar”, nuk e ka bërë një person i vetëm, ku kërkoi hetime të shpejta në mënyrë që sipas tyre, dhunuesit e të drejtave dhe lirive fetare të identifikohen, kapen dhe përballen me ligjin.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika