Komisioni i Garave i FFK-së, refuzon ankesën e Ferizajt

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) e ka refuzuar ankesën e klubit të futbollit, Ferizaj

Drejtuesit e klubit ferizajas, pretendonin se futbollisti i Lirisë, Liridon Fetahaj, nuk ka pasur të drejt të luajë në ndeshjen e barazhit pasi i ka skaduar kontrata në fund të muajit maj.

Për këtë arsye, Ferizaj të hënën kishte bërë ankesë dhe kërkonte që ta fitonte ndeshjen me rezultat zyrtar për të siguruar mbetjen në Superligë.

Megjithatë, organi kompetent i shtëpisë së futbollit kosovar, e ka cilësuar ankesën si të pabazuar duke e regjistruar ndeshjen me rezultatin e arritur në fushë, e që ia siguron Lirisë garimin në Superligë.

“Bazuar në kushtet e përgjithshme për gara dhe sipas nenit 13 të Rregullores së Garave, viti garues fillon më 01 korrik , ndërsa përfundon më 30 qershor të vitit të ardhshëm. Viti është i ndarë në dy stinor – vjeshtor dhe pranveror dhe se ndeshja e barazhit është vazhdim dhe juridikisht kualifikohet si ndeshje e stinorit pranveror që është brenda edicionit të garave për vitin 2022-2023. Po ashtu edhe sipas nenit 29 të Propozicioneve të Garave lojtatri Liridon Fetahaj ka qenë i licencuar për edicionin e garave për vitin 2022-2023, kështu që pretendimet e palës ankimore nuk u vërtetuan, prandaj, ankesa e KF Ferizaji, refuzohet si e pabazuar dhe ndeshja e barazhit mes KF Ferizaj dhe KF Liria, regjistrohet me rezultat të arritur në fushë”, shkruan në vendimin e Komisionit të Garave.

Ferizaj do të ketë të drejtë ankese në Komisionin e Shkallës së Dytë dhe në Komisionin Disiplinor brenda tri ditësh.

Te Liria kanë qenë të bindur se gjithçka ka qenë në rregull dhe se në sezonin e ri do të jenë pjesë e elitës së futbollit të Kosovës.

Liria e fitojë ndeshjen e barazhit kundër Ferizajt pas gjuajtjes së penalltive. Ky duel u luajt të dielën në Podujevë.

Prizrenasit u rikthyen në Superligë pas katër vjetësh. Skuadra e Ferizajt, në edicionin e ri do të garojë në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, thuhet në komunikatën e FFK-së.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika