Koncert pas koncerti – Dhurata Dora, artistja që po e pushton skenën me performancë spektakolare 

Dhurata Dora, artistja që po e ‘pushton’ skenën me performancë spektakolare është kujdesur që të sjellë shumë hite, me anë të të cilave po kërkohet jashtëzakonisht nga publiku shqiptar për mbrëmje muzikore

Dhurata Dora

Ky vit padyshim që do jetë i këngëtares së famshme, Dhurata Dora.

Ajo është kujdesur që të sjellë shumë hite, me anë të të cilave po kërkohet jashtëzakonisht nga publiku shqiptar për mbrëmje muzikore.

Gjatë këtij sezoni veror me publikimet në rrjetet sociale, artistja në çdo vend ku po merr pjesë salla po mbushet “full”  me pjesëmarrës ndërsa atmosfera po “shpërthen” nga performanca e saj.

Edhe pse tejet e angazhuar, diva e muzikës po kujdeset që të lansojë edhe projekte të reja me të cilat po e “godet” tregun muzikor.

Kujtojmë që Dhurata është ndër të vetmet artiste që ka sjellë duete të shumta me artistë me famë botërore, si hiti me Soolking “Zemer” që është një superhit.

Gjithashtu, ka lansuar projekte edhe me të famshmit si INNA, Luciano, JAY1, Stteflon Don, Bausa dhe së fundmi projektin me RAF Camora të titulluar “Palma”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika