Korridori VIII, Xhaçka nga Brindisi: Është shumë më tepër se një projekt i thjeshtë infrastrukturor

"Marrëdhëniet Shqipëri-Itali të shkëlqyera, sepse mbështeten në miqësinë e thellë mes njerëzve tanë. Kërcënimet e sigurisë në Evropë, bashkëpunimi mënyra më e mirë për të garantuar stabilitetin", ka thënë Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka në takimin katërpalësh mbi rëndësinë e Korridorit VIII, që organizohet në Brindisi

FOTO: Top-channel

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, në takimin katërpalësh mbi rëndësinë e Korridorit VIII, që organizohet në Brindisi në një konferencë të përbashkët me ministrat e Jashtëm të Italisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, ka thënë se bashkëpunimi mes vendeve është mënyra më e mirë për të garantuar stabilitetin dhe se Korridori VIII është shumë më tepër se një projekt i thjeshtë infrastrukturor.

“Kënaqësi të punojmë së bashku për të çuar përpara këtë agjendë. Marrëdhëniet Shqipëri-Itali të shkëlqyera, sepse mbështeten në miqësinë e thellë mes njerëzve tanë. Kërcënimet e sigurisë në Evropë, bashkëpunimi mënyra më e mirë për të garantuar stabilitetin. Kënaqësi të shohësh një angazhim kaq të madh për ta bërë Korridorin VIII realitet. Korridori VIII është shumë më tepër se një projekt i thjeshtë infrastrukturor. Ai është parashikuar si një mekanizëm bashkëpunimi dhe integrimi. Do të ndihmojë në kthimin e detit Adriatik në det që na bashkon dhe transformon gjendjen tonë ekonomike. E inkurajuar nga përkushtimi i Italisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Të vendosur për ta çuar këtë ide deri në fund, për të mirën e të gjitha vendeve dhe popujve tanë”, ka thënë Xhaçka, shkruan Top-Channel.

Korridori VIII përbën një nga projektet prioritare për të katër vendet e përfshira, Shqipërinë, Italinë, Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe përfshirja e tij në rrjetin evropian të transportit ka qenë një nga synimet kryesore të qeverive respektive.

Ndërtimi i tij do t’i bëjë të mundur lidhjet rajonale, fqinjësinë e mirë, zhvillimin ekonomik, udhëtimin e shpejtë për njerëzit, bizneset dhe mallrat.

Korridori VIII vlerësohet si një projekt i rëndësisë strategjike edhe për BE-në dhe NATO-n.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika