Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, e cila zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 18:00.
Për Kosovën nga minuta e parë do të startojnë Vedat Muriqi, Edon Zhegrova dhe Baton Zabërgja në repartin e sulmit.
Kosova aktualisht renditet e dyta në Grupin 3 të Ligës B me katër pikë, ndërsa Austria kryeson me shtatë pikë.
Në përballjen e fundit mes dy skuadrave, të zhvilluar në Vjenë, Austria triumfoi 3:1.
