KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të këtij asociacioni që po mbahet mbahet në Bogota të Kolumbisë.

Në njoftimin e KQZ-ë thuhet se ky është një sukses i madh ndërkombëtar dhe një hap i rëndësishëm për fuqizimin e rolit të Kosovës në arenën globale të administrimit të zgjedhjeve dhe zhvillimin e standardeve demokratike.

Në këtë Asamble, KQZ u përfaqësua nga kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi dhe anëtari i KQZ-së, Arianit Elshani.

“Prezenca dhe përkushtimi i përfaqësuesve tanë kanë pasur një rol vendimtar në zgjedhjen e Kosovës në Komitetin Ekzekutiv, duke theksuar angazhimin për organizimin e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe demokratike. Një tjetër arritje e rëndësishme gjatë kësaj Asambleje ishte edhe zgjedhja e KQZ-së së Shqipërisë si anëtare e Komitetit Ekzekutiv të A-WEB.”

KQZ thotë se kjo përbën një sukses të përbashkët për përpjekjet e të dyja vendeve për të promovuar demokracinë dhe për të kontribuar në proceset zgjedhore ndërkombëtare.

“Kosova tani ka mundësinë të luajë një rol më të madh në formësimin dhe përmirësimin e praktikave zgjedhore në nivel global, duke ndarë përvojat dhe duke përfituar nga bashkëpunimi me organizmat më të rëndësishëm zgjedhorë në botë.

KQZ e Kosovës është anëtare me të drejta të plota i A-WEB-it dhe tashmë ka ndërtuar partneritet dhe përvojë të mjaftushme për të qenë pjesë e organit vendimarrës, në vendosjen e politikave të A-WEB.”

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika