Lirohet basketbollistja amerikane në shkëmbim të trafikantit rus të armëve

Ylli i basketbollit amerikan, Brittney Griner është liruar pas një shkëmbimi të të burgosurve me Rusinë dhe tani është në paraburgim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Brittney Griner





Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka konfirmuar se ylli i WNBA-së, Brittney Griner është duke u kthyer në Amerikë pasi ishte liruar nga një burg rus në një shkëmbim të burgosurish, duke liruar trafikantin rus të armëve, Viktor Bout.

Biden në një postim në rrjetin social Twitter ka thënë: “Ajo është e sigurt. Ajo është në një avion. Ajo është në rrugën e saj për në shtëpi”.

Ministria e Jashtme ruse ka thënë se e tregtoi Grinerin me shtetasin rus, Viktor Bout, një ish-tregtar armësh.

Griner u arrestua në Rusi në shkurt pasi agjentët doganorë zbuluan bombola vape të përbërë nga vaj kanabisi në bagazhin e saj në aeroportin Sheremetyevo të Moskës, raporton Sky Sports.

32-vjeçarja, dy herë fituese e medaljes së artë olimpike, u dënua më vonë me nëntë vjet burg me akuzën e posedimit dhe kontrabandës së drogës pasi u deklarua fajtore, por këmbënguli se kishte bërë një “gabim të ndershëm” dhe nuk kishte për qëllim të shkelte ligjin.

Bout, i mbiquajtur “tregtari i vdekjes”, ishte një nga njerëzit më të kërkuar në botë përpara arrestimit të tij si një tregtar famëkeq armësh që u shiste armë shteteve mashtruese, grupeve rebele dhe kryekomandantëve vrasës të luftës në Afrikë, Azi dhe Amerikën e Jugut.

“Më 8 dhjetor 2022, në Abu Dhabi përfundoi me sukses procedura e shkëmbimit të shtetasit rus Viktor Bout me shtetasen amerikane Brittney Griner, të cilët vuanin dënimin në institucionet korrektuese përkatësisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Federatës Ruse”, ka thënë Ministria e Jashtme e Rusisë.

“Uashingtoni refuzoi kategorikisht të angazhohej në dialog për përfshirjen e Rusisë në skemën e shkëmbimit”, ka shtuar Ministria e Jashtme ruse.

Tashmë, shtetasi rus është kthyer në atdheun e tij.

Griner u arrestua në aeroportin Sheremetyevo të Moskës në shkurt, kur zyrtarët doganorë thanë se gjetën bombola vapa me vaj kanabisi në bagazhin e saj. Ajo u deklarua fajtore në korrik, megjithëse u përball ende me gjyq, sepse pranimi i fajit në sistemin gjyqësor të Rusisë nuk përfundon automatikisht një çështje.

Ajo pranoi në gjykatë se i posedonte bombolat, por tha se nuk kishte asnjë qëllim kriminal dhe tha se prania e tyre në bagazhin e saj ishte për shkak të paketimit të nxituar.





Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika