Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti, duke e akuzuar për manipulim dhe për mosmiratimin e një ligji që, sipas tij, është në interes të Kosovës.
Lushtaku ka thënë se, sipas tij, Kurti ka ardhur në pushtet përmes mashtrimeve dhe gënjeshtrave dhe se një qasje e tillë po vazhdon edhe më tej.
“Unë mendoj që kjo është fytyra e vërtetë e Albin Kurtit. Me mashtrime me rrena ka ardh në pushtet. Dhe vazhdon kështu. Për karrigen e vet nuk e miraton një ligj, që nuk është për Hashim Thacin e Kadri Veselin, është për Kosovën…
Pushteti e ka manipuluar dhe shfrytëzuar policinë. Kanë qenë veprime të panevojshme, protestuesit kanë qenë të qetë. Qe 18 ditë janë protestuesit dhe asnjë veprim negativ nuk e kanë bërë”, ka deklaruar Lushtaku.