Me të rinjtë nga mërgata, Kurti: Qeveria synon të rrisë angazhimin e profesionistëve të mërgatës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së shtunë ka pritur në takim një grup studentësh dhe të rinjsh nga mërgata. Gjatë takimit janë theksuar për mundësitë e bashkëpunimit mes rinisë në Kosovë dhe asaj në mërgatë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti gjatë takimit me një grup studentësh dhe të rinjsh nga mërgata, anëtarë të Albanian Youth Organization Mannheim/Heidelberg (AYO)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim një grup studentësh dhe të rinjsh nga mërgata, të cilët janë anëtarë të Albanian Youth Organization Mannheim/Heidelberg (AYO).

Kurti ka biseduar dhe ka shkëmbyer ide për mundësitë se si ata mund të kontribuojnë në Kosovë.

Gjatë takimit ai ka theksuar se Qeveria e Kosovës e vlerëson mërgatën si faktor për zhvillimin e vendit dhe synon të rrisë angazhimin e profesionistëve të mërgatës në përpilimin e politikave zhvillimore dhe strategjike, në zbatimin e politikave, si dhe për investime të përbashkëta me ndërmarrjet vendore.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë takimit me të rinjtë nga mërgata

Po ashtu, në takim u diskutua për shërbimet që i ofrojnë mërgatës institucionet e Kosovës dhe për projektet e mundshme në të ardhmen nëpërmjet të cilave do të mund të ndërtoheshin ura bashkëpunimi mes rinisë në Kosovë dhe asaj në mërgatë.

Ndërkaq, Kurti ka përmendur nismat e qeverisë për një program nacional për transferim të dijes dhe përvojës nga mërgata në Kosovë, dhe thellimin e bashkëpunimit me institucionet e Kosovës në fushat e arsimit dhe inovacionit.

Foto nga Zyra e Kryeministrit gjatë takimit me të rinjtë nga mërgata

Ai ka thënë se po e ndryshon qeverisjen e tij për të mirë, por mund të i duhet pak më shumë kohë që ‘brain-drain’ (humbja e pësuar e një vendi si rezultat i emigrimit të një personi shumë të kualifikuar), të fillojë të ndryshojë kursin për mirë dhe përfundimisht të bëhet një kthesë e fortë e ‘brain-gain’ (kur një vend përfiton si pasojë e emigrimit të një personi shumë të kualifikuar).

“Të kesh njerëzit dhe profesionistët e duhur në vendet e duhura është thelbësore, prandaj ne jemi shumë të interesuar si qeveri për të tërhequr profesionistë të talentuar, brenda apo jashtë vendit”, ka theksuari Kurti, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Foto nga Zyra e Kryeministrit gjatë takimit me të rinjtë nga mërgata

Gjithashtu, në njoftim thuhet se të rinjtë nga mërgata e njoftuan kryeministrin për aktivitetet e shoqatës.

Ata kanë thënë se AYO është organizatë gjithëpërfshirëse që nuk rrjetëzon vetëm individët, por edhe organizatat studentore.

Shoqata në fjalë sipas njoftimit të tyre, bashkëpunon dhe mban kontakte me përfaqësues nga organizatat studentore të Stuttgartit, Duisburg-Essenit, Düsseldorfit, Zvicrës dhe Londrës.

Ndërkaq, të premten në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, Kurti mori pjesë në ceremoninë e publikimit të raportit të Dialogut Kombëtar të Rinisë nga MKRS, ceremoni në të cilën Kurti ka theksuar se do të zhvillohen programe për t’u ofruar të rinjve mundësi maksimale në arritjen e potencialeve sa më të larta.

Gjithashtu, edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të premten ka takuar matematicientët, juristët e shkencëtarët e rinj nga Kosova.

Osmani ka deklaruar se rinia është fryma dhe themeli i Republikës së Kosovës.

Osmani: Rinia është fryma dhe themeli i Republikës sonë

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika