Ministri Osmani: Maqedonia e Veriut asnjëherë nuk do t’i vendosë viza Kosovës

Ministri për Punë të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka deklaruar se Maqedonia e Veriut asnjëherë nuk do t’i vendosë viza Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.





Ministri për Punë të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, teksa ka folur për gabimin e Komisionit Evropian, ku është kërkuar që Maqedonia e Veriut të vendosë regjim vizash për Kosovën, ka thënë se Maqedonia asnjëherë nuk do ta bëjë një gjë të tillë.

Komisioni Evropian pranoi se në raportin vjetor të monitorimit për shtetet që kanë liberalizim të vizave, të publikuar më 5 dhjetor, gabimisht ka vendosur një pasues ku Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi i kërkohej që t’i vendosnin regjimin e vizave Kosovës.

Kjo pjesë tashmë është ndryshuar.

“Është gabim i Komisionit Evropian. Vendosja e Kosovës në listën e vendeve, me të cilat, duhet të kemi regjim vizash është lëshim i cili është rishikuar nga ana e Komisionit Evropian, asnjëherë nuk ka kaluar nëpër institucionet e KE-së sepse do të rishikohet sepse është kontradiktore me politikat e BE-së. Ne në kuadër të Procesit të Berlinit, vetëm se nënshkruam marrëveshje për qarkullim mes 6 vendeve anëtare, vetëm me letërnjoftim në rajon, kështu që trendi është i kundërti me vendosjen e vizave”, ka thënë Osmani, shkruan AlsatM.

Komisioni Evropian ka bërë ndryshim në raportin ku kërkohej nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut që t’i vendosnin regjim të vizave Kosovës.

Komisioni Evropian të martën pranoi se ishte bërë një lëshim në atë raport.

Komisioni Evropian tha se nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimet e tij dhe e mbështet fuqishëm liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, duke kërkuar që regjimi i vizave në Zonën Shchengen të hiqet pa vonesa për kosovarët, raporton REL.

Vendosja e pasuesit ku kërkohej që Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi t’i vendosnin viza kosovarëve për shkak të, siç u pretendua, se këto dy shtetet nuk i kanë përshtatur politikat e vizave me Bashkimin Evropian, shkaktoi reagime në Kosovë, përfshirë edhe nga ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.

Ai e kishte cilësuar si “të papranueshëm vendosjen e regjimit të vizave”, por një ditë më pas, tha se KE-ja do ta përmirësojë këtë gabim.

“Mund të konfirmoj se nuk ka absolutisht asnjë ndryshim në qëndrimet e Komisionit Evropian, dhe ne absolutisht mbështesim lirinë e lëvizjes në rajon”, tha gjatë një konference për media, zëdhënësi i Komisionit Evropian, Eric Mamer.

KE-ja tha se ky gabim do të përmirësohet përmes një versioni të ri të po të njëjtit raport. Ky institucion i BE-së tha se nëse ky lëshim do të ishte i vërtetë, ai do të ishte në kundërshtim me mbështetjen e deklaruar të BE-së për lirinë e lëvizjes mes shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, po ashtu ka mbështetur një marrëveshje të arritur në kuadër të Procesit të Berlinit, për lëvizjen e lirë vetëm me letërnjoftime midis shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Ndërkaq, zëdhënësja për çështje të brendshme e KE-së, Anitta Hipper, tha se KE-ja “tërësisht mbështet lirinë e lëvizjes në rajon dhe tërësisht mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën, si çështje me prioritet”.

“Sa i përket çështjes specifike nga rajoni, jemi duke e përmirësuar dhe do të dalë versioni i përmirësuar”, tha ajo.

Kosova është shteti i vetëm në rajon që nuk ka liberalizim të vizave me Bashkimin Evropian. Aktualisht, Këshillit Evropian i është dhënë mandati që të negociojë procesin e vizave për Kosovën me Parlamentin Evropian.

Sipas vendimit, lëvizja pa viza për qytetarët e Kosovës do të jetë e mundur kur të hyjë në fuqi sistemi evropian i udhëtimit, ETIAS, dhe data për këtë është 1 nëntori i vitit 2023.





Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika