Mishetiqi ngre pikëpyetje për deklaratën e Vuçiqit: Si e dinte Macroni për dënimin e Thaçit 6 ditë para aktgjykimit?

Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Luka Mishetiq, ka rikthyer në vëmendje një deklaratë të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, lidhur me dënimin e ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Mishetiq ka shpërndarë në platformën X një video të Vuçiqit, i cili gjatë qëndrimit në Francë kishte deklaruar se kishte marrë informacione nga një “lider evropian dhe botëror” se Thaçi do të dënohej rëndë.

Sipas Mishetiqit, Vuçiq ishte takuar me presidentin francez, Emmanuel Macron, më 10 shtator në Paris. Ai ka ngritur pikëpyetje se si Macron mund ta kishte ditur rezultatin e një procesi gjyqësor para se aktgjykimi të shpallej.

“Presidenti serb Vuçiq u takua me presidentin francez Macron më 10 shtator në Paris ku, sipas Vuçiqit në videon poshtë, atij iu tha nga një ‘lider evropian dhe botëror’ [Macron] se Thaçi do të merrte ‘një dënim të rëndë’. Si e dinte Macroni rezultatin e gjykimit të paktën gjashtë ditë përpara, dhe pse Macroni ka folur me Vuçiqin për këtë, janë pyetje që mbeten të marrin përgjigje”, ka shkruar Mishetiq në X.

Kujtojmë se në aktgjykimin e Dhomave të Specializuara, të shpallur më 16 shtator, ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim për vepra të krimeve të luftës.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika