Multietniciteti dhe toleranca fetare në Janjevë të Lipjanit

Do të flasim tani për një vendbanim që shquhet për multietnicitet dhe tolerancë fetare. Kronika në vazhdim sjellë bashkëjetesën e pesë komuniteteve të ndryshme me një vend me dy fe dhe dy objekte fetare. Rrëfimi flet për Janjeven e Lipjanit

Janjevë, Lipjan

E njëjta rrugë të çon tek dy objekte fetare, bëhet fjalë për Janjevën e Lipjanit, ku në këtë vend banorët nuk e kanë problem ezanin e Xhamisë e as kambanën e Kishës.

Përveç tolerancës fetare këtu kafja e mëngjesit i bashkon pesë komunitete, shqiptarë, kroat, rom, ashkalinj e turq.

Skender Bikliqi që i përket komunitetit turk tregon për bashkëjetesën në këtë vend.

“Probleme nuk ka, barazia është shumë mirë, është vend multietnik, ka shumë komunitete, problem nuk kemi, kemi një gjuhë të përbashkët. Bashkëpunim kemi nonstop edhe Janjeva akoma e ka kulturën e bashkëpunimit ashtu siç ka qenë më herët,” u shpreh Bikliqi.

Skender Bikliqi

Probleme nuk kanë as komuniteti rom.

“Këtu është shumë mirë, kalojmë shumë mirë, si me kroat si me rom gjithmonë kemi kaluar mirë,” ka thënë qytetari i Janjevës, Asret Asllani.

E shqiptari, Adem Mustafa thotë se ritet fetare i bashkojnë edhe komunitetet aty.

“A po e sheh në Xhami vimë bashkë, vetëm kroatët që shkojnë në kishë se me këta tjerët krejt bashkë këtu i kemi,” tregoi Mustafa.

Adem Mustafa

Shumica e banorëve në këtë vend janë shqiptarë, ndërsa 480 banorë i përkasin komunitetit turk, 230 kroatë dhe 220 komuniteti rom.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika