N1: Kurti e Vuçiq takime ndaras me zyrtarët e BE-së, i mundshëm edhe takimi trepalësh

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të udhëtojnë drejt Brukselit.

Sipas mediumit në Serbi, atje do të priten nga shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell dhe përfaqësuesi special për dialogun, Miroslav Lajçak.

Kurti dhe Vuçiq fillimisht do të zhvillojnë takime të ndara me nikoqirët e Brukselit, raporton N1.

Vuçiq gjatë një interviste të dielën ka thënë se takimet do të nisin nga ora 8 e mëngjesit. Ndërsa, edhe nga Qeveria e Kosovës, është konfirmuar takimi i së hënës.

Nuk dihet ende se me kë do të zhvillohet takimi i parë dypalësh, por mbajtja e një takimi trepalësh varet nga rrjedha e takimit dypalësh.

Gjithashtu, udhëtimin e kryeministrit Kurti për në Bruksel e ka ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisës se Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Kryeministri Kurti udhëton sot për në Bruksel, ndërkaq takimi ndërmjet kryeministrit Kurti dhe z. Vuçiq është konfirmuar për nesër, ditë e hënë”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, për RTV Dukagjinin.

Por, Vuçiq është shprehur pesimist rreth këtij takimi me Kurtin në Bruksel. Kujtojmë se, Kurti me Vuçiqin për herë të fundit u takuan në Bruksel më 18 gusht.

Rreth këtij takimi më 21 nëntor që u thirr nga shefi i BE-së Joseph Borrell për të gjetur një zgjidhje rreth çështjes për targat. Pasi nga 21 nëntori fillon faza e dytë të implementimit e vendimit për targa.

Faza e parë e planit për targa përfshiu qortimin e shoferëve që ngasin makina me targa të paligjshme. Ndërkaq, faza  e dytë që pritet të nis nga e hëna e 21 nëntorit, parasheh gjoba prej 150 euro.

Qeveria e Kosovës ka nisur zbatimit të planit për ri regjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe, që nga një nëntori 1 këtij viti. Si rrjedhojë, tensionet në mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur.





Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika