Zyrtare: Kurti të hënën takohet me “pesimistin” Vuçiq në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme (e diele) më 20 nëntor do të udhëtoj për në Bruksel, ku është ftuar nga Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme, Joseph Borell. Takimin e Kurtin e ka konfirmuar edhe presidenti Serb, Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se nuk pret ndonjë shpresë nga takimi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se takimi në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, do të fillojë të hënën në ora 8 të mëngjesit.

Gjithashtu, udhëtimin e kryeministrit Kurti për në Bruksel e ka ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisës se Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Kryeministri Kurti udhëton sot për në Bruksel, ndërkaq takimi ndërmjet kryeministrit Kurti dhe z. Vuçiq është konfirmuar për nesër, ditë e hënë”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, për RTV Dukagjinin.

Por, Vuçiq është shprehur pesimist rreth këtij takimi me Kurtin në Bruksel.

“Bisedimet do të fillojnë në ora 8 të mëngjesit, do të nisem nga Beogradi në ora 4 apo 4:30, apo edhe sonte”, tha Vuçiq. “Unë do të shkojë, jo pse mendoj se mund të bëjmë ndonjë gjë, por që të mos u japim arsye që ta fajësojnë Serbinë se nuk dëshiron të marrë pjesë. Ne u thamë se ata duhet të formojnë Asociacionin në përputhje me propozimin e ekipit menaxhues të Serbisë…”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq nuk është optimist për takimin me Kurtin në Bruksel

Rreth këtij takimi që u thirr nga shefi i BE-së Joseph Borrell për të gjetur një zgjidhje rreth çështjes për targat. Ku nga 21 nëntori fillon faza e dytë të implementimit e vendimit për targa.

Faza e parë e planit për targa përfshiu qortimin e shoferëve që ngasin makina me targa të paligjshme. Ndërsa, faza  e dytë që pritet të nis nga e hëna e 21 nëntorit, parasheh gjoba prej 150 euro.

Qeveria e Kosovës ka nisur zbatimit të planit për ri regjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe, që nga një nëntori 1 këtij viti. Si rrjedhojë,  tensionet në mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika