Në Maqedoni fillon gjykimi për rastin “Besa Trans”, aksidenti ku humbën jetën 45 persona

Këtë të marte fillon gjykimi lidhur me aksidentin e autobusit maqedonas në Bullgari, më 23 nëntor të viti 2021 ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë të Veriut

Pamje nga aksidenti

Në Gjykatën Themelore Penale – Shkup, të martën e 15 nëntorit ka filluar gjykimi për rastin “Besa Trans”, në të cilin në nëntor të vitit të kaluar në aksidentin e autobusit humbën jetën 45 persona.

Në këtë rast, një person fizik dhe një person juridik akuzohen për veprën penale të vazhduar “falsifikim dokumentesh”.

“I akuzuari 41-vjeçar si drejtues i personit juridik nga Rashçe, duke shfrytëzuar të njëjtat marrëdhënie të përhershme, të njëjtat raste dhe rrethana të ngjashme, nëpërmjet drejtuesve të mjeteve që drejtonin autobusin në pronësi të kompanisë, ka kryer disa veprime dhe përdori si dokument të falsifikuar ekstraktin e licencës për kryerjen e transportit publik në komunikacionin rrugor ndërkombëtar”.

“Një licencë e tillë për autobusin në fjalë nuk është lëshuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ndërsa menaxheri ua ka dhënë dokumentin e përgatitur publik fals shoferëve që kanë vozitur autobusin dhe me të kanë kaluar kufirin shtetëror. Prokurori publik kompetent gjatë procedurës ka ofruar dëshmi se në periudhën prej datës 10.01.2021 deri më 21.11.2021, autobusi ka kaluar 20 herë kufirin shtetëror në pika të ndryshme kufitare me dokument të falsifikuar”, thuhet në aktakuzë.

Pamje nga aksidenti

Gjykimin e udhëheq gjyqtari Ivica Stefanovski, ndërsa përfaqësues i prokurorisë është prokurori publik Vladimir Miloshevski.

Seanca e parë e gjykimit për “Besa Trans”, ishte paraparë të mbahet në tetor, kur edhe ishte shtyrë për 15 nëntor. Shtyrja ka ndodhur për shkak se nuk janë plotësuar kushtet për mbajtjen e seancës publike për faktin se personi juridik i akuzuar nuk ka pasur përfaqësues zyrtar.

Në gjykimin i akuzuari Bekim Haxhiu, pronar dhe menaxher i “Besa Trans”, ka deklaruar se është përfaqësues i autorizuar i personit juridik të akuzuar, të cilit gjykata i ka theksuar se si i pandehur në këtë procedurë nuk mund të jetë edhe përfaqësues i autorizuar i personit juridik të akuzuar në të njëjtën procedurë.

“Sipas nenit 511, nga i pandehuri si drejtues i personit juridik kërkohet që të caktojë një përfaqësues nga radhët e personave përgjegjës dhe punonjësve të personit juridik, tha gjyqtari.

Në këtë rast, një person fizik dhe një person juridik akuzohen për veprën penale të vazhduar “falsifikim dokumentesh”.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika