Ngrihet aktakuzë ndaj katër personave për posedim dhe shitblerje të substancave narkotike

Prokuroria Themelore në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.Sh., për shkak se ka kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Lehtësimi i sigurimit apo përdorimit të narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge si dhe të pandehurve Z.K. F.Sh., dhe V.Z. për “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri E.Sh. më 5 gusht 2023 në Prizren, në lokalin me inicialet “L.B”, i cili gjendet në perimetrin brenda 20 metrash, në afërsi të një shkolle, pa autorizim blen ose posedon, me qëllim të shitjes, substanca narkotike dhe i shpërndan te të tjerët.

“Gjatë kontrollit të pandehurit i janë gjetur 16 qese plastike me substancë të dyshuar narkotikë të llojit ‘kokainë’, ndërsa, në lokal gjatë kontrollit, janë gjetur 70 qese plastike me kokainë në peshë neto prej 29.46 gram, një dozë e substancës së njëjtë në peshë prej 0.31 gram ia kishte shpërndarë dhe dorëzuar të pandehurit Z.K. teksa gjatë kontrollit të shtëpinë së tij në fshatin Hoqa e Qytetit, i është gjetur një peshore digjitale dhe 4,050.00 euro që dyshohet se janë mjete të fituara nga shitja e substancave narkotike”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Tutje thuhet se E.Sh. në të njëjtën ditë në lokalin që ai e drejton dhe përdoret si kafene për publikun, lejon dhe toleron përdorimin e narkotikëve, në atë mënyrë që të pandehurve F.Sh., Z.K. dhe V.Z., në cilësinë e konsumatorëve, u lejon përdorimin e substancave narkotike, si marihuanë dhe kokainë.

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit”, thuhet tutje në njoftim.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika