Një banesë në Has përfshihet nga zjarri, nënë e bir humbin jetën

Një zjarr raportohet se ka shpërthyer në një banesë në fshatin Nikoliq të Hasit, ku si pasojë kanë vdekur nënë e bir që ishin të bllokuar mes flakëve

Foto ilustruese

Në orët e para të mëngjesit të së enjtes, një zjarr ka shpërthyer në një banesë në fshatin Nikoliq të Hasit, ku si pasojë kanë ndërruar jetë dy persona.

Siç raport Klan-i, viktimat janë djali R.L. dhe nëna e tij, F.L.

Sipas Policisë së Kukësit, R.L. arriti të shpëtonte bashkëshorten e tij, por u kthye për të ndihmuar nënën e tij që ishte mbërthyer nga flakët.

Por, ai dhe nëna e tij humbën jetën në zjarrin e madh.

“Rreth orës 02:00, në fshatin Nikoliq, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R. L. Si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasi R. L. dhe nëna e tij, shtetasja F. L., ndërsa bashkëshortja e shtetasit R. L., shtetasja A. L., ka mundur të dalë nga banesa”, thuhet në njoftimin e policisë.

Trupat e pajetë u gjetën nga forcat zjarrfikëse pas ndërhyrjes për të shuar flakët.

Hetimet për shkakun e zjarrit, i cili dyshohet të ketë qenë aksidental, janë në vazhdim nga grupi hetimor dhe prokurori.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika