Një person pëson arrest kardiak në Brezovicë, intervenon ekipi i Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit

Ekipi i Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka njoftuar në orët e vona të së premtes se i është dashur të intervenojë në qendrën e skijimit në Brezovicë pasi një qytetar kishte pësuar arrest kardiak.

Sipas njoftimit, autoambulanca ka pasur vështirësi të arrijë në vendin e ngjarjes për shkak të reshjeve të borës.

‘’Pas një arresti kardiak të një qytetari është bërë e mundur transporti deri në autoambulancen e cila kishte vështirësi për të arritur deri në vendin e ngjarjes. Pas reshjeve të pa ndërprera të bores në qendren e skijimit në Brezovicë është shkaktuar një ortek afer qendres së skijimt i cili ka bllokuar automjetet’’ – thuhet në njoftimin e Shoqatës.

Në njoftim po ashtu është publikuar një video, ku shihet intensiteti i reshjeve të borës dhe autoambulanca.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika