ORCA: Senati i UP-së konfirmon plagjiaturën e Dugollit dhe Kastratit

ORCA ka njoftuar se Senati i UP-së e ka konfirmuar vendimin e Këshillit të Etikës se profesorët universitarë, Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati, kanë kryer plagjiaturë

Rektorati i Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina"

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka bërë të ditur se Senati i Universitetit të Prishtinës (UP) e ka konfirmuar vendimin e Këshillit të Etikës se profesorët universitarë, Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati, kanë kryer plagjiaturë.

“Edhe një hap në luftën kundër plagjiaturës. Në mbledhjen e djeshme të Senatit të UP-së, në pikën e dytë të rendit të ditës, u konfirmua gjetja e Këshillit të Etikës së UP-së, e cila i shpallë plagjiatorë prof. Dr.  Bujar Dugollin dhe prof. Ass. Ardian Kastratin”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se “gjetja e ORCA-s që këta të dy janë plagjiatorë”, e cila për herë të parë u bë publike në vitin 2021, e mban edhe vulën e Senatit të Universitetit të Prishtinës edhe atë të Këshillit të Etikës së Universitetit të Prishtinës.

Ndër të tjera, ata e kanë quajtur si “ndëshkim qesharak” për profesorët, mosmentorimin e temave të masterit dhe të doktoratave për dy vite.

“Me gjithë këtë fitore të luftës kundër plagjiaturës, ajo që mbetet shqetësuese është ndëshkimi qesharak për dy plagjiatorët. Kosova mund të jetë vendi i vetëm në botë, në të cilin, kur institucionet shpallin dikë plagjiator, ai vazhdon punën me ndëshkim qesharak si mosmentorim i temave të masterit dhe doktoratave për një kohë të caktuar”.

ORCA ka kërkuar nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, që të luajë rolin e saj si garantuese e zbatimit të ligjeve në fuqi që lidhen me arsimin.

“Prandaj i kërkojmë reagim Ministres së Arsimit znj. Arbërie Nagavci, e cila ka premtuar publikisht se nuk do të ketë tolerancë për plagjiaturën, që të luajë rolin e saj si garantuese e zbatimit të ligjeve në fuqi që lidhen me arsimin, në atë mënyrë që plagjiatura të ndëshkohet në mënyrë meritore”.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika