Osmani pret pjesëmarrësit e Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Prishtinë
Prishtina do të jetë nikoqire e edicionit të tretë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, që do të mbahet të hënën dhe të martën. Ky forum mbahet nën patronazhin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila tashmë ka pritur pjesëmarrësit para nisjes së këtij organizimi ndërkombëtar. Sipas njoftimit të Presidencës, forumi do […]
Prishtina do të jetë nikoqire e edicionit të tretë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, që do të mbahet të hënën dhe të martën.
Ky forum mbahet nën patronazhin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila tashmë ka pritur pjesëmarrësit para nisjes së këtij organizimi ndërkombëtar.
Sipas njoftimit të Presidencës, forumi do të mbledh mbi 150 folës nga më shumë se 45 shtete të ndryshme, të cilët do të marrin pjesë në mbi 30 panele diskutimi.
“Prishtina bëhet vendtakimi i zërave nga e mbarë bota, të cilët do të ndajnë vizionin e tyre për ‘Kodin e Sigurisë për Brezin Tonë”, thuhet në njoftim.















