Osmani: Regjimi i Millosheviqit dogji për së gjalli fëmijë në Kosovë, Vuçiq ishte pjesë e atij sistemi

Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, në Këshillin e Sigurimit, e ka përmendur masakrën e Poplekut, ku ishin masakruar mbi 50 shqiptarë nga forcat serbe.

Ajo tha se forcat paramilitare dhe militare serbe i kanë djegur të gjallë mbi 50 civilë shqiptarë shumica gra e fëmijë.

Osmani tha Elhame Muqolli në atë kohë ishte 14 vjecare ku kishte arritur të kërcente nga dritarja e shtëpisë e të ikte. Presidentja e Kosovës, tha se Muqolli ende i mban mend britmat e fëmijëve duke u djegur të gjallë.

“Pesë ditë më parë kemi shënjuar 25 vjetorin e masakrës nga regjimi i Millosheviqit. Elhame Muqolli që është me mua sot ka qenë 14 vjeçare kur shtëpia u sulmua nga forcat serbe, 53 civilë shumica fëmijë, janë vrarë me armë. Policia kur ka shkuar të rifurnizohet me municion Muqolli ka kercyer nga dritarja ka ikur, edhe pse ka qenë e plagosur me plumba. Policia është kthyer me furnizime shtesë, për ti vënë në zjarrë 53 civilë. Ajo smund t’i harrojë klithmat e fëmijëve që kanë qenë të gjallë derisa po digjeshin. Policia prapë ua ka vënë zjarrin, fëmijë të vegjël të moshës 6 muajshe dhe 10 muajsh, janë djegur, vetëm pse kanë qenë shqiptarë. Në regjimin e asaj kohe ky njeri Vuciqi, ka shërbyer si ministër i propagandës”, tha ajo.

Lexo edhe: Osmani: Me metoda terroriste Serbia po i frikëson serbët e Kosovës

Ajo tha se regjimi i Millosheviqit ku bënte pjesë edhe Vuçiq, ka tentuar t’i zhdukë të gjithë shqiptarët.

“Masakra e Poplekut ka treguar se Millosheviqi dhe ministri i propagandës jo vetëm ka tentuar ti zhdukë të gjithë shqiptarët, por ka dashur ti shkatërrojë edhe dëshmitë. Elhamja ka mbijetuar ti tregojë botës storjen e saj, asnjëherë ska kërkuar hakmarrje, edhe pse ka humbur nënën, tri motra, dy vëllezër..”, tha ajo.

Lexo edhe: “Është kurth për ne, s’na informuat”- Vuçiqit i pengon ekipi i Osmanit në Këshillin e Sigurimit

Osmani i përmendi edhe masakrat e tjera dhe krimet e kryera nga Serbia në Kosovë, duk potencuar se asnjëherë nuk kanë kërkuar falje, madje i kanë mohuar krimet e luftës vazhdimisht.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika