OVL e UÇK-së kërkon amendament për ndalimin e rihapjes së rasteve të gjykuara

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së i ka kërkuar Kuvendit të Kosovës që në kuadër të Projektligjit për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të përfshihet një amendament që do të ndalonte rihapjen e çështjeve dhe procedurave për të njëjtat fakte dhe rrethana thelbësore të shqyrtuara dhe gjykuara përfundimisht nga Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (TPNJ), UNMIK-u, EULEX-i apo gjykata të tjera kompetente.

Në kërkesën drejtuar kryetares së Kuvendit, shefave të grupeve parlamentare dhe deputetëve, OVL-ja ka argumentuar se një dispozitë e tillë do të garantonte sigurinë juridike dhe respektimin e parimit ne bis in idem.

“Konsiderojmë se një garanci e tillë ligjore është e domosdoshme për të siguruar parimin e sigurisë juridike dhe respektimin e parimit ne bis in idem, sipas të cilit askush nuk duhet të përballet në mënyrë të përsëritur me procedura penale për të njëjtat fakte dhe rrethana për të cilat ekziston një vendim përfundimtar i një organi gjyqësor kompetent”, thuhet në kërkesën e OVL-së.

Sipas OVL-së, kjo çështje është e rëndësishme pasi, siç thuhet në kërkesë, ish-udhëheqësit e UÇK-së janë shpallur fajtorë në shkallën e parë për raste që, sipas OVL UÇK-së, janë gjykuar më herët në procese të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.

“Për këtë arsye është e nevojshme që kuadri ligjor të sigurojë qartë se ndryshimi i cilësimit juridik apo i formulimit të një akuze nuk mund të përdoret si bazë për të ricikluar të njëjtat fakte dhe rrethana thelbësore që tashmë janë shqyrtuar dhe janë bërë objekt i një vendimi përfundimtar”, thuhet më tej.

OVL-ja, mes tjerash, i ka bërë thirrje Kuvendit dhe deputetëve që këtë çështje ta adresojnë përmes një dispozite të veçantë në Projektligj, duke kërkuar garantimin e sigurisë juridike, barazisë para ligjit dhe të drejtës për një proces të drejtë.

“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së beson se një garanci e tillë është e rëndësishme jo vetëm për ish-udhëheqësit e UÇK-së, por edhe për forcimin e sundimit të ligjit dhe besimit në institucionet e drejtësisë”, thuhet në kërkesë.

Në fund, OVL-ja ka kërkuar që çështja të trajtohet me seriozitet dhe urgjencë dhe amendamenti përkatës të përfshihet në ndryshimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika