Pasi e ndaluan “TikTok”-un, Çitaku – Qeverisë: Ndaloni edhe kontratat njëburimore, shkeljet e Kushtetutës e subvencionet për familjarë
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së premtes ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të TikTok-ut në të gjitha institucionet publike. Për këtë ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila, i ka kërkuar Qeverisë që të ndalë edhe kontratat njëburimore, shkeljet serike të Kushtetutës e subvencionet familjare. “Ndalohet TikTok-u në të gjitha […]
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së premtes ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të TikTok-ut në të gjitha institucionet publike.
Për këtë ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila, i ka kërkuar Qeverisë që të ndalë edhe kontratat njëburimore, shkeljet serike të Kushtetutës e subvencionet familjare.
“Ndalohet TikTok-u në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës. Lajm i mirë ky. Me këtë harxh, ndaloni edhe kontratat njëburimore, shkeljet serike të Kushtetutës, subvencionet për familjarë, etj etj”, ka shkruar Çitaku në Facebook.















