PDK: VV-ja me Radojiçiqin e vendosën pagën minimale – S’ka bashkëpunim përderisa shefe është Kusari-Lila

Abelard Tahiri, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, ka akuzuar Mimoza Kusari-Lila, se ka gënjyer për rolin e PDK-së në votimin e ligjit për pagën minimale me Listën Serbe.

Ai ka potencuar se tani është e qartë se Radojiçiq, së bashku me LVV-në, kanë bashkëpunuar në përcaktimin e pagës minimale.

“Sot po ju drejtohem nga i njëjti vend ku shefja e GP-së së LVV-së Mimoza Kusari-Lila gënjente pa fije turpi se Grupi Parlamentar i PDK ka qenë ai që e ka shtyrë Listën Serbe të votojë  për ligjin për pagën minimale. Tashmë është e qartë, kryeterorristi Milan Radojiçiq së bashku me Lëvizjen Vetëvendosje dhe shefen e saj të GP-së e kanë përcaktuar pagën minimale. Po ashtu, kanë vendosur që të përjashtohen nga paga minimale veteranët, invalidët e UÇK-së”, ka deklaruar ai.

Ai e ka përmendur gjithashtu përpjekjen e Radojiçiqit për të pasur një kandidat nga radhët e Gjykatës Kushtetuese dhe për përpjekjet për të bllokuar emërimin e Vigan Qorollit si zv.ministër i Drejtësisë.

Ai ka deklaruar se PDK-ja nuk do të bashkëpunojë me LVV-në përderisa Kusari-Lila vazhdon të jetë në krye të Grupit Parlamentar.

Sot në ora 11 do të mbahet një seancë plenare, ku PDK-ja do të kërkojë tërheqjen e pikave të kontestueshme nga ligji për pagën minimale.

“Milan Radojiçiq kishte edhe kandidat nga radhët e Gjykatës Kushtetuese. Fatmirësisht me disa deputetë të VV dhe të Listës Guxo e kemi parandaluar që të shkojë në Gjykatën Kushtetuese. Dhe a e dini se ku shërben i njëjti, zi zv. Ministër i Drejtësisë. Fatmirësisht Vigan Qorolli nuk arrin të shkojë në Gjykatën Kushtetuese. Sot e kemi seancën nga ora 11 dhe do të kërkojmë që këto pika të tërhiqen… me këtë parti nuk do të bashkëpunojmë përderisa e kanë Shefe të GP-së një person të tillë”, ka deklaruar Tahiri në konferencë për media.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika