Emisioni “Super TrenD” si çdo javë, edhe kësaj here na solli muzikë live në studion e Radio Dukagjinit.

Kësaj jave i ftuar në emisionin “Super TrenD” me Drilonën dhe Mirdonin në Radio Dukagjini ishte artisti Adnan Kryeziu, i cili solli një përformim live mjaft interesant.

Megjithëse ishte i vetëm, Kryeziu me mjetet e tij bëri të dukej sikur po shoqërohej nga një orkestër. Një përformim vërtet rrallëherë i parë nga një artist kosovar.

Kryeziu ka muzikën si hobi, pasi thotë se punon diçka krejt tjetër. Muzika thotë se i ka mbetur nga i vogël, pasi ka qenë gjithmonë i rrethuar me njerëz që kanë kulturë për muzikë dhe kanë luajtur në instrumente, andaj ka ndjekur rrugën e tyre.

Kryeziu përformon live në mbrëmje të ndryshme, e repertoarin e tij e përbëjnë kryesisht këngë të gjuhës angleze. Përpos coverave që shumë nga to janë të këngëve të huaja, Kryeziu ka edhe një këngë origjinale të tij të quajtur “Breakthrough”, që po ashtu është në gjuhën angleze, dhe që mund ta dëgjoni në kanalin e tij në YouTube.

Muzika që preferon dhe përformon Kryeziu është alternative dhe funk.